PD dorëzon dy drafte në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike dorëzon në Kuvend dy drafte për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Njëri draft është ai i vitit 1996, ndërkohë që deputeti Aleksandër Biberaj ka dorëzuar dje një tjetër projekt “Për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Drafti që ka depozituar sot Biberaj, është një draft i ndryshuar, përfshin një kategori më të gjerë njerëzish që duhet të verifikohen, nëse kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit si psh, gjyqtarë të të gjitha niveleve, anëtarë të KLD-së, dhe përfaqësues të medias. Zyra e shtypit pranë deputetit Biberaj bëri të ditur se nëpërmjet këtij projektligji synohet pastrimi i politikës shqiptare dhe administratës publike nga personat që, me veprimtarinë e tyre për ish-Sigurimin e Shtetit, kanë sjellë shkeljen e lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut. Ai ka nënvizuar ndër të tjera se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tij është një detyrim politik dhe moral i klasës politike shqiptare, jo vetëm ndaj shoqërisë shqiptare, por edhe ndaj historisë.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008