E Diel, 1 Nëntor 2026

Respektoni afatet, që

20/01/2005  Zonat informale/Ja etapat dhe afatet kohore në të cilat do të përfundojnë procedurat

Respektoni afatet, që

shtëpia t'ju ligjërohet

Denisa Xhoga

Kanë mbetur dhe 34 ditë për të mbaruar afati i vetëdeklarimit. Sipas ligjit, mosdeklarimi brenda afatiti kohor, deklarimi i rremë i ndërtimit dhe i sipërfaqes dhe mosparaqitja e dokumentit të plotë tekniko-ligjor, sjell përjashtimin nga trajtimi dhe mospajisjen me dokumentin e legalizimit të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje në zonat informale.

Vetëdeklarimi

Vetëdeklarimi i shtetasve të zonës së zënë prej tyre duhet bërë brenda tre muajve.

Njësitë e qeverisjes vendore, pas evidentimit të sipërfaqeve të zëna nga ndërtimet pa leje, bëjnë kërkesë të argumentuar pranë sekretarisë teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit. Në KRRTRSH, kjo kërkesë paraqitet deri 6 muaj pas mbarimit të afatit të vetëdeklarimit. KRRTRSH shqyrton këto kërkesa për të bërë përcaktimin "Zonë informale", ose jo. Mbi bazën e këtij përcaktimi, KRRTRSH vendos kryerjen ose rishikimin e studimeve urbanistike në këto zona. Kjo kërkesë shqyrtohet brenda tre muajve nga data e depozitimit të saj në Sekretarinë Teknike të KRRTRSH-së. Hartimi i studimeve në këto zona bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore brenda gjashtë muajve pas miratimit të zonës informale.

Dhënia e lejes së legalizimit

KRRTRSH, në zbatim të studimit të miratuar me vendim të saj për zonën informale, autorizon fillimin e legalizimeve për banesat pa leje në të, vetëm pasi njësia e qeverisjes vendore në bashkëpunim me Policinë Ndërtimore, që vepronë në atë zonë, të ketë prishur sipërfaqet e parashikuara për funksione publike.

Më pas njësia e qeverisjes vendosre, bashkia, apo komuna që mbulon zonën pa leje, për të cilën është miratuar studimi urbanistik, i lëshon lejen e legalizimit kërkuesit, sipas formularit përkatës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Detyrimi i shtetasve

Pas këtij momenti, detyrimi i shtetasve është që të paraqesin në njësinë e urbanistikës të njësisë vendore dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor, sipas formularit, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda një periudhe njëveçare pas miratimit të studimit të urbanistikës si zonë informale.

Minimalisht 3 vjet për të legalizuar shtëpinë

Hapi i Parë (koha 3 muaj)

Formulari i Fletores Zyrtare, 9 dhjetor 2004, të plotësohet, nga banori e bashkë me 4 fotografi të 4 faqeve të shtëpisë të dorëzohet në Bashki

Hapi i Dytë (koha 6 muaj)

Njësitë e qeverisjes vendore kërkojnë që zona të marrë titullin "zonë informale". Nëse merr këtë titull nga KRRTRSH nis kryerja e studimeve urbanistike

Hapi i Tretë (6 muaj)

Hartimi i studimeve urbanistike të këtyre zonave bëhet nga njësitë e qeverisjes vendore brenda gjashtë muajve

Hapi i Katërt (4 muaj)

Miratimi i këtyre studimeve nga KRRTRSH-ja bëhet brenda 4 muajve nga miratimi i tyre në KRT-të përkatëse.

Hapi i Pestë (3 muaj)

Rishqyrtimi i studimeve urbanistike nga KRRTRSH bëhet 3 muaj nga data e depozitimit të kërkesës në Sekretarinë Teknike të KRRTRSH-së.

Hapi i Gjashtë (1 vit)

Pas miratimit të studimit urbanistik të zonës banori ka afat një vit kohë për të paraqitur dokumentacionin e plotë tekniko–ligjor pranë Njësisë së Urbanistikës së Komunës, apo Bashkisë ku jeton

Hapi i Shtatë (60 ditë)

Njësia e urbanistikës miraton lejen e ndërtimit brenda 60 ditëve nga paraqitja e dokumentacionit

Qeveria do të caktojë

afatet e pagesave

Sipas ligjit, pagesa e tokës ndaj pronarit mund të bëhet me pagesë të menjëhershme, me pagesë me këste si dhe me marrjen me qira të një periudhe të caktuar. Periudhat e pagesave, sipas secilës lloj do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Afatet brenda të cilës do të kryehet pagesa, mënyrat e kryerjes së pagesës, të ndarjes së kësteve, të marrjes me qira. Afatet dhe kushtet lehtësuese do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Qeveria, vendos kriteret

mbi sipërfaqen funksionale

Sipërfaqja e parcelës ndërtimore për efekt legalizimi i banesës duhet të jetë në çdo rast sa trefishi i sipërfaqes që zë objekti, por jo më shumë se 500 metra katrorë. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave bëhet llogaritja e sipërfaqes funksionale të objektit, që do të legalizohet, në përputhje me studimin urbanistik të miratuar.

Shtesat e kateve, mbaron

afati i vetdeklarimit

Per shkak të mungesës së informimit qytetarët nuk e kanë marrë vesh se ka kaluar afati i vetdeklarimit për shtesat e kateve të pallateve. Rregullorja e re ka mbi tre muaj që është mriatuar. Megjithëse në mediat e shkruara është publikuar ky lajm, shumë kanë mbetur jashtë këtij procesi, pasi koha për vetdeklarim ka përfunduar. Minsitria e Rregullimit të Territorit ende nuk ka marrë ndonjë vendim se çdo të bëhet në raste të tilla. Por, për shkak të mos infoirmimit masiv dhe indiferencës së skajmshme të qytetarëve dhe firmave ndërtuese, shumë pak kanë qenë ata që kanë deklaruar. Minsitria kishte përcaktuar rrugën që do të ndiqej për legalizmin e shtesave të kateve, një tjetër procedurë është për legalizmin e shtesave të pallateve dhe tjetër për zonat informale. Ndërkohë afati i vetdeklarimit deri më 24 mars, vlen si për ndërtimet pa leje në zonat informale dhe në ato urbane brenda qyteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›