E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, gati të ngrejë komision hetimor për pasuritë e partnerëve të Edi Ramës

Halimi: Rama t’u përgjigjet akuzave publike për gjobëvënie


Partia Demokratike shprehet sërish pro ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për pasuritë e politikanëve dhe partnerëve të tyre, nga cilado forcë politike që të jenë ata. Deputetja e PD-së, Adriana Gjonaj tha dje në një deklaratë për mediat se kreu i PS-së, njëherazi dhe i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama duhet të prononcohet në lidhje me këtë çështje. “Në deklaratën e tij të pasurisë, Kryetari i pastrehë i Partisë, ky fakir fukara, ka deklaruar se zotëron vetëm 3 mijë euro. Sot jam këtu para jush, për t’i bërë thirrje Edvin Ramës të deklarojë pasuritë e të gjithë partnerëve të 12 viteve, por edhe ta pyes: Pse nuk e ke bërë transparencën e serialëve të partnerëve, ndërkohë që e pretendon këtë nga një grua? Sinqerisht, si deputete e ftoj zotin Rama të ndryshojmë bashkë ligjin, të ngrejmë komision hetimor parlamentar për të gjithë partnerët e deputetëve të majtë dhe të djathtë, e të çdo zyrtari të lartë, e të mos fshihesh pas kutisë së Lepurit”- u shpreh deputetja demokrate.


Eduard Halimi


Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama t’u japë përgjigje akuzave publike për vënie gjobash ndaj biznesit të ndërtimit. Deputeti demokrat, Eduard Halimi kujtoi për këtë faktet e ofruara nga deputetja Albana Vokshi të mbështetura më herët dhe nga deklarime publike të vetë ndërtuesve. Halimi ju referua, ndërtuesve Dode, Doçi dhe Hajredin Fratari që kanë akuzuar Ramën, se në këmbim të një leje ndërtimi u ka kërkuar si shpërblim 20 % të investimit. Dje, Partia Demokratike ka përforcuar kërkesën e saj publike për transparencë mbi pasuritë e të gjithë partnerëve të deputetëve, qofshin të majtë dhe të djathtë, nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›