Shehu: Rama nuk synon të bojkotojë zgjedhjet, por të fitojë në tavolinë bashkinë e Tiranës

“Partia Socialiste nuk synon bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, por ka zgjedhur rrugën e presionit për të fituar në tavolinë Bashkinë e Tiranës”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili lexon tek lëvizjet e opozitës një përpjekje për të detyruar mazhorancën të lëshojë në garën për kryeqytetin. Sipas deputetit të djathtë, deklarata e kryesocialistit Rama se opozita do të ndërpresë çdo komunikim me shumicën nëse digjen fletët e votimit, është e pakuptimtë. Duke analizuar zhvillimet në familjen demokrate, z. Shehu del kundër zërave kritike brenda partisë se po shkelet statuti, për vonesa në zgjedhjen e forumeve të larta drejtuese.
...