E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD i bën thirrje Ramës të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtyorët e komunizmit

Partia Demokratike i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, "të ketë kurajo dhe të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e kumunizmit".
"PD i bën thirrje të shkëputet nga e kaluara, sepse ka nevojë të domosdoshme për katarsis", tha zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, "Edi Rama vazhdoi sot serialin e tij të akuzave, shpifjeve dhe trillimeve".
"Partia Demokratike informon shqiptarët se z. Edi Rama nuk mbron prokurorinë e pavarur dhe pavarësinë e saj, por mbron xhelatë të shqiptarëve, që i kanë lidhur me tela me gjemba dhe kanë urdhëruar zvarritjen publike të tyre në Sarande e gjetiu", u shpreh zoti Bogdani.
"Partia Demokratike i bën thirrje z. Rama tu kërkojë të falur, më së paku, të gjithë atyre që u pushkatuan, burgosën apo u varën për bindjet e tyre politike, në aktet finale të të cilave ka firmosur edhe i ati, ose kanë patur si persekutor politik famëkeqin Spiro Koleka", tha zëdhënësi Bogdani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›