PD-ja nënshkruan marrëveshjet me PAD-në dhe PBLD-në
16/04/2009 Marrëveshjet për koalicionin e djathtë politik
Partia Demokratike ka nënshkruar marrëveshje me partinë “Aleanca Demokratike” dhe atë “Bashkimi Liberaldemokrat”. Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, ka shtrënguar duart me kreun e PAD-së Neritan Ceka dhe të PBLD-së Arian Starova. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me PAD-në, Berisha ka kujtuar se me partinë e Cekës ka pasur ndarje politike. “Mund ta shpreh në një frazë: bashkë e nisëm, bashkë po e vazhdojmë. E konsideroj një ditë shumë të rëndësishme, ku së bashku me zotin Ceka, për shkak të vlerave të mëdha programore që na bashkojnë, për shkak të trashëgimisë së pashlyer që ne kemi, në çastet më të rëndësishme të pluralizmit, të vizionit të përbashkët që ndajmë, ne firmosim këtë marrëveshje”, - ka deklaruar Berisha. Ai theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje dy partitë vendosin të funksionojnë në një koalicion të plotë. Nga ana e tij kryealeancisti Ceka vlerësoi se kjo marrëveshje elektorale do t’i japë më shumë vlera koalicionit të djathtë politik. “Kanë qenë 4 vjet të menaxhimit më të mirë që ka pasur ndonjëherë ekonomia shqiptare, të ndërtimit të institucioneve demokratike më të qëndrueshme dhe të imazhit më të mirë që ka Shqipëria edhe në sferën ndërkombëtare”, - ka thënë Ceka. Ndërkohë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me PBLD-në Berisha tha se koalicioni ka për qëllim mbrojtjen e vlerave dhe se bashkëpunimi ka për qëllim që me reformat më të thella të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë. “Bashkohemi për të zbatuar të njëjtat projekte, për të cilat kemi besimin më të plotë se janë projektet më të mira për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vijnë”, - tha Berisha.