Rama: Berisha, sqaro lidhjet me masakrën e Gërdecit
16/04/2009 Kreu socialist shpalos premtimet e para elektorale, ish-ushtarakëve u premton pensionet
Lidershipi i Partisë Socialiste në kundërvënien e tij ndaj qeverisjes aktuale gjatë frashtës elektorale ka preferuar të përdorë një nga fatkeqësitë që ndodhën në vendin tonë: tragjedinë e Gërdecit. “Është koha që Sali Berisha t’u tregojë familjeve të viktimave të vërtetën që lidh atë vetë dhe njerëzit e tij më të afërt me masakrën e Gërdecit”, - deklaroi Rama gjatë një takimi me ish-ushtarakët. Në vigjilje të zgjedhjet të përgjithshme elektorale, kreu socialist ka startuar një tjetër tur në të gjithë vendin për prezantimin e programit të ri qeverisës. Por bashkë me bërjen publike të një sinteze të këtij programi, lidershipi socialist po shpalos premtimet e para elektorale. Në këtë kuadër, Rama është ndalur dje në një takim me shoqatën e ish-ushtarakëve, ku ka premtuar zbatimin e ligjit mbi këtë kategori. “Beteja juaj me qeverinë aktuale është një nga provat më domethënëse se si kjo qeveri e ky kryeministër, i cili i mori votat e shqiptarëve ndër të tjera edhe si njeriu që premtoi zbatimin pa kompromis të çdo ligji, shkeli hapur ligjet e shtetit dhe vetë vullnetin e Gjykatës Kushtetuese”, - vuri në dukje Rama lidhur me këtë çështje. Madje, për t’i mëshuar me forcë kësaj çështjeje kryesocialisti nënvizoi përpara ish-ushtarakëve se “ju jeni dëshmitarët e gjallë që provoni se sa të gënjeshtërta janë përbetimet e Sali Berishës për shtetin ligjor, se sa hipokrite janë premtimet e Sali Berishës për të bërë ligje të mira e të drejta e për të zbatuar çdo ligj dhe sa i dëmshëm do të ishte jo vetëm për ju, por dhe për të tjerë e të tjerë, mandatimi i Sali Berishës për të vazhduar trajektoren e keqqeverisjes së 18 vjetve, që në këta 4 vjet ka arritur ekstremin e vet”. Por nga ana tjetër kryetari i socialistëve nuk mund të mos bënte me dije për këtë kategori dhe qëndrimin e qeverisjes së majtë pas ardhjes në pushtet. “Unë jam këtu për t’ju thënë se ne nuk e diskutojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me grupin tuaj të interesit. Të drejtat që burojnë nga ligji dhe janë konfirmuar dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne i njohim si detyrimet e qeverisë sonë që do të dalë me votën e 28 qershorit”, - premtoi Rama. Në këtë mënyrë, bazuar në këtë premtim socialistët do të vënë në efiçencë zbatimin e ligjit për pensionet suplementare për ish-ushtarakët sipas gradave. Sipas tij, konsultimi me këtë shoqatë dhe mbajtja e një dialogu të hapur do të jetë pjesë e qeverisjes së vendit dhe pjesë e mekanizmave që do të ndërtohen për të forcuar bazën e qeverisë sonë. Gjithashtu kreu socialist është ndalur edhe tek tragjedia e Gërdecit, që “nëpërkëmbi moralin e forcave të armatosura”. “Kulmi tjetër pas atij të viti 1997, që e shkallmoi ushtrinë shqiptare për shkak të politikës, ishte shpërthimi i vullkanit të korrupsionit në Gërdec. Ai shpërthim vrau 26 njerëz të pafajshëm, shkatërroi materialisht dhe moralisht një popullsi të tërë civile, por goditi në themel dinjitetin e Forcave të Armatosura. Nëpërkëmbja e ushtarakëve shqiptarë u shpreh qartë sidomos në ngjarjen e Gërdecit, ku politika e vjetër e Sali Berishës dhe korrupsioni shtetëror vranë 26 veta e shkatërruan materialisht dhe moralisht një popullsi të tërë civile”, - deklaroi Rama lidhur me këtë çështje. Madje, kryetari i PS-së jo vetëm nuk kurseu akuzat për qeverinë dhe kryeministrin, por kërkoi dhe zbardhjen e rrjetit korruptim të përfshirë në këtë tragjedi. “Faktet që po dalin përditë nga kanali i korrupsionit që lidh kryeministrin me Gërdecin nuk mbulohet dot me baltën e shpifjeve që gatuhet në Kryeministri dhe mbush çdo ditë ekranet dhe gazetat. Përfshirja e këshilltarit politik e shpirtëror të Sali Berishës në ndërtimin e fabrikës së Gërdecit nuk mbulohet dot me baltën e shpifjeve për Bashkinë e Tiranës”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Kërkesa
“Është koha që Sali Berisha t’u tregojë familjeve të viktimave të vërtetën që lidh atë vetë dhe njerëzit e tij më të afërt me masakrën e Gërdecit. Shqipëria duhet të dëgjojë këtë të vërtetë nga goja e njeriut që 4 vjet më parë u votua për të qeverisur me duar të pastra. E ky njeri, Sali Berisha, nuk mund të përdorë çarçafët e vjetër të shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës për të mbuluar trupin e korruptuar të qeverisë së Gërdecit”, - theksoi Rama.
Akuza
“Edi Rama është bashkëpronar në 30 pallate. Pra, ajo që unë di është se ai ka dhënë 30 leje ndërtimi dhe është bashkëpronar në 30 pallate. Sepse besoj e dini që Edi Rama, kur jep një leje ndërtimi, merr 2 kate. Ai ka nxjerrë Shalsin e vet, por ai duhet të dalë të shprehet. Këto janë 60 kate, duke i llogaritur nga 500 deri në 1 mijë euro metri katror. Ky problem mbetet për t’u zgjidhur, për t’u hetuar”, - u shpreh kryeministri Berisha pak ditë më parë
Premtimi
“PS-ja mendon se për Forcat e Armatosura sot duhet bërë edhe më shumë. Ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh të domosdoshme në tërë sistemin e sigurisë sonë kombëtare, ndërhyrje të cilat janë të parashikuara në programin tonë qeverisës, konform objektivit madhor për të arritur të gjitha standardet dhe për t’u hënë formën më të plotë Forcave të Armatosura, të angazhuara krah për krah me fuqinë e madhe ushtarake të botës demokratike”, - deklaroi Rama gjatë takimit me ish-ushtarakët.