PD-ja rrëmben kompetencat e Presidentit për dekretet
Shumica voton futjen në kalendar të propozimeve të Bejës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Eljona Ballhysa
Pas rrëzimit vetëm një javë më parë të pesë dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë, maxhoranca po bën lëvizje për të rrëmbyer kompetencat e Presidentit të Republikës. Gjatë seancës së mbrëmshme parlamentare maxhoranca ka këmbëngulur të fusë në kalendarin e punimeve të Parlamentit me procedurë të përshpejtuar, propozimin e Fatos Bejës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Nëse presidenti shqyrtonte meritat e kandidatëve për Gjykatën e Lartë dhe organizonte seanca dëgjimore, sipas projektit të Bejës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, të njëjtën gjë do ta bëjë Kuvendi. Duket qartë se bëhet fjalë për një tentativë të hapur, jo vetëm për rrëmbimin e kompetencave, por dhe për të bllokuar çdo mundësi për zgjedhjen nga presidenti të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Debati
Kërkesa e maxhorancës për të përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit të kërkesës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila është shprehur se ndryshimi i rregullores mund të realizohet sipas një procedure normale parlamentare dhe s’ka pse të futet me procedurë të përshpejtuar.
“Së pari, sado që të përpiqet parafolësi që krizën që është brenda PD-së ta transferojë në Parlament, të jeni të sigurt se do të jeni të dështuar. Krizën që keni me presidentin jeni bërë pishman që e keni zgjedhur, kjo është abuzive”, - është shprehur Leskaj.
Deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi, nga ana e tij u shpreh se propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit nuk ka qëllim tjetër vetëm t’i rrëmbejë atributet që Kushtetuta i ka dhënë Presidentit të Republikës. Edhe deputeti Petro Koçi u shpreh kundër ndryshimit të rregullores së Kuvendit, duke e cilësuar atë përpjekje për të vjedhur kompetencat e presidentit. Ndërsa Skënder Gjinushi propozoi që për ndryshimin e rregullores të mblidhen të gjitha kërkesat dhe të diskutohen gjerësisht në mënyrë që të miratohen me konsensus të gjerë. “Nuk mund të futet me procedurë të përshpejtuar. Ka dhe çështje të tjera për të cilat duhet ndryshuar rregullorja, siç është dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, pasi është ndryshe në Kushtetutë. Mendoj se të gjitha propozimet të mblidhen dhe të miratohen së bashku sipas një procedure normale. Zoti Beja kërkon t’i bllokojë dekretet në mënyrë të turpshme. Procedura e përshpejtuar nuk përdoret për rregulloren, por për ligjet. Presidentin nuk e bllokoni dot”, - është shprehur Gjinushi.
Topalli u shpreh se në kalendarin e punimeve të Kuvendit do të përfshiheshin dhe propozimet e dy deputetëve të PS-së, Malaj dhe Dervishi, për ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe jo vetëm propozimi i Bejës. Në përfundim Leskaj kundërshtoi përpjekjen e maxhorancës duke akuzuar Topallin për “pushtim” të Kuvendit dhe për mungesë të hapësirave për opozitën. Ajo gjithashtu njoftoi largimin e PS-së nga salla e Parlamentit, të cilin ajo e cilësoi parlament të PD-së.
Pikat kryesore për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të propozuar nga deputeti i PD-së, Fatos Beja
1-Në nenin 111 bëhen këto ndryshime:
a. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili brenda tre javëve nga marrja e kërkesës i shqyrton ato dhe harton raportin përkatës”
b. Pika 6 ndryshohet si vijon: “Në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën menjëherë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda tre javëve. Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së raportit të komisionit”
c. Pas pikës 6 shtohet pika 7 si më poshtë: “Komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen dhe pasi ka marrë miratimin me shkrim të personit të propozuar, shqyrton si përmbushjen e kushteve formale, kushtetuese e ligjore, ashtu edhe meritën e çdo kandidature duke u bazuar në kritere të matshme dhe objektive. Për të garantuar cilësinë e përzgjedhjes dhe rolin substancial të Kuvendit në këtë përzgjedhje, komisioni bashkëpunon dhe/ose kryen konsultime me institucionet përkatëse dhe rrethet profesionale. Për të rritur transparencën dhe ndihmesën e publikut në përzgjedhje, Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat. Përfundimet e nxjerra nga ky proces i përcillen Kuvendit për të vendosur miratimin ose jo të çdo kandidature të propozuar”
ç. Pas pikës 7 shtohet pika 8, si vijon: “Paraqitja e kandidaturave për zgjedhjen në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit nga Kuvendi përfshihen automatikisht në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Seanca zhvillohet me debat, nëse e kërkojnë 10 deputetë ose një grup parlamentar”.
24 Qershor 2008