PD-ja skicon zonat e influencës. Veriu survejohet nga Topalli, Jugu nga Patozi
Lufta për zonat e influencës brenda Partisë Demokratike ka vënë në lëvizje jo vetëm deputetët, por edhe ministrat e kabinetit "Berisha". Influenca për të fituar mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme qendrore ka zbritur në fushën e betejës edhe ministrat.
Kryesia e PD-së është duke menduar gjithashtu edhe ndryshimet e strukturave të saj në rrethe, për të vijuar më pas me kryeqytetin. Edhe në ndarjen e zonave vihet re një tendencë për të sfumuar rivalët brenda PD-së. Ndonëse thuhet publikisht se klanet brenda partisë më të madhe nuk ekzistojnë, veprimet e fundit tregojnë një përplasje, që nëse vazhdohet më tej, synon ta dëmtojë Partinë Demokratike. Sipas ndarjes së bërë nga grupi i kryesisë së PD-së, nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, do të "survejojë" jugun, ndërsa nënkryetarja tjetër, Jozefina Topalli, do të mobilizohet në veri të vendit.