Task-Force për kontrollin e ushqimeve gjatë verës
Një grup pune që do të funksionojë në formën e Task-Forcës do të mbajë nën kontroll të gjitha pikat ku serviren produkte ushqimore për konsumatorët. Përgjatë periudhës së verës, konsumatorët korçarë do të jenë më të garantuar për produktet që do të marrin nga tregu, por edhe në pikat e tregtimit të akulloreve dhe në restorante, si në qytet, ashtu edhe në ato të vendosura në pika turistike. Lajmi bëhet i ditur nga ana e inspektoratit ushqimor, sipas të cilit, gjatë sezonit veror do të kryhen kontrolle të befasishme lidhur me cilësinë ushqimore në pikat e tregtimit, ku shiten produkte të hapura dhe të paambalazhuara. Ndërkohë, një praktikë e tillë mendohet se do të ndiqet edhe në qytetet e tjera. Sipas të dhënave nga inspektorati do të merren kampione për analiza krahas anës dokumentare të shoqërimit të produkteve ushqimore, ndërsa aksionet do të jenë të përbashkëta me drejtorinë e shëndetit publik dhe atë të shërbimit epidemiologjik. Përgjegjësi i inspektoratit të Korçës, Arben Gjata, ka deklaruar se me një urdhër të lëshuar nga ana e institucionit të prefektit do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë periudhës me mot të nxehtë kryesisht tavernat dhe restorantet, tregu i qytetit dhe pikat e tregtimit të akulloreve. Nën monitorim do të jenë edhe pijet freskuese dhe ato alkoolike, të cilat në rast se do të rezultojnë me ngarkesa, ashtu si dhe ushqimet, do të sekuestrohen deri në asgjësimin e tyre sipas rasteve, ndërsa për subjektet krahas masës së ndëshkimit me gjobë nuk do të përjashtohen nga bllokimi i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve të punës dhe atyre higjieno-sanitare të mjediseve.
Siguria
Këshillat që jep policia
për pushuesit e sezonit
Numri 129 nga çdo lloj telefoni, fiks apo celular, si çdo ditë, për çdo problem dhe ngjarje, do të jetë në dispozicionin tuaj.
Në të gjithë vendin do të ketë patrulla policie që do të përpiqen të parandalojnë incidentet e rënda, si dhe shkeljet flagrante dhe të rrezikshme të qarkullimit.
Të pasionuarit pas fishekzjarrëve këshillohen të mbajnë larg fëmijët gjatë shpërthimeve.
Të zbatohen të gjitha këshillat dhe rekomandimet për shpërthime fishekzjarrësh.
Për ata që ditët e sezonit turistik nuk do t‘i kalojnë në shtëpi, këshillohet të lënë ndonjë dritë ndezur, radion apo televizionin.
Mos tregoni se do të festoni jashtë shtëpisë, apo orën e kthimit.
Sigurohuni që e keni mbyllur derën dhe çelësat të mos lihen në vende të njohura nga të gjithë.
Mos lini mesazhe mbi derë, kjo tregon që në shtëpi s‘ka njeri.
Nëse keni bizhuteri me vlerë të madhe dhe do t‘i lini në shtëpi, fotografojini, kjo mund të lehtësojë kërkimet në rast vjedhjeje.
Lajmëroni fqinjët që nëse dëgjojnë zhurma të dyshimta në apartamentin tuaj të lajmërojnë në numrin 129.
Nëse ktheheni shpejt në shtëpi dhe e gjeni portën të hapur, apo të mbyllur nga brenda, apo dëgjoni zhurma, mos hyni, kjo mund të shkaktojë reagimin e menjëhershëm dhe instiktiv të hajdutit, që mund të ketë pasoja të rënda. Thjesht njoftoni menjëherë 129-n.
Mos harroni të kontrolloni gjendjen e makinës para se të udhëtoni, sidomos sistemin e drejtimit dhe të frenimit.
Policia e qarkullimit rrugor ka marrë të gjitha masat për të pasur nën kontroll qarkullimin dhe për t‘ju ndihmuar në lëvizje.
Kujdes: Çdo patrullë policie do të jetë e përforcuar me mjetet për të matur kufijtë e shpejtësisë dhe masat do të jenë të rrepta.