Tirana, ngërçi i zgjedhjeve brenda PD-së
Strukturat e PD-së e kanë ndarë tashmë grupin e punës në të gjithë vendin për zgjedhjet e reja brenda Partisë Demokratike, ndërsa për Tiranën pritet që të zhvillohet një mbledhje e posaçme, që do të përcaktojë edhe se cili do të jetë kryetari i ri i degës Tiranë. Burime pranë selisë blu konfirmojnë për "Shqip", se pas kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i ri i degës së kryeqytetit, post ky që deri në këto momente mbahet nga Sokol Olldashi. Rinovim do i bëhet në tërësi edhe pjesës tjetër të strukturës së degës Tiranë. Ndryshime do të ketë edhe për postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj dege, Bujar Nishanit, i cili nuk e ka kundërshtuar ndarjen e posteve partiake nga ato ministrore. Prej kohësh është vënë re që njerëzit që drejtohen në selinë blu e gjejnë gjithmonë mbyllur derën e degës Tiranë, kjo, si pasojë e mungesës në selinë e Partisë Demokratike dhe angazhimit të ministrave Sokol Olldashi dhe Bujar Nishani në qeverinë "Berisha". Si pasojë e shkëputjeve të marrëdhënieve me elektoratin, PD-ja vendos të rikonstrukturojë postet brenda partisë. Por kjo do të vijë fill pas përfundimit të zgjedhjeve në zonat e tjera të vendit. PD-ja e nis me veriun marshin e saj drejt kërkimit të fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pas Kukësit, kanë qenë mbledhjet e Hasit dhe Tropojës ato që kanë dhënë një hap përpara zgjedhjeve brenda PD-së. Pas hapjes së fushatës së zgjedhjeve të reja partiake në Kukës, grupi i punës i Partisë Demokratike të Shqipërisë për organizimin e këtyre zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit, ka vazhduar me hapjen e fushatës në Tropojë dhe Has.
Hapja e fushatës në Tropojë dhe Has është bërë nëpërmjet takimesh të zgjeruara, ku përveç përfaqësuesve të grupit të punës së PD-së, ku ishin të pranishëm deputetët Biberaj, Hoxha dhe krerët lokalë Halilaj dhe Bruka, në takime kanë marrë pjesë edhe drejtues të degëve dhe të strukturave respektive të PD-së për Tropojën dhe Hasin, si dhe drejtues të pushtetit lokal dhe të drejtorive rajonale. Në këto takime, të organizuara në formën e debatit dhe të bashkëbisedimit, është diskutuar për elementë organizativë të këtyre zgjedhjeve, për hapjen e mëtejshme të PD-së, me qëllim rifreskimin e strukturave të PD-së, si dhe për përgatitjen e këtyre strukturave për zgjedhjet e vitit 2009. Gjithashtu, në këto takime është diskutuar edhe për qeverisjen rajonale dhe atë lokale. Në takim përshëndeti edhe kryetari i grupit të punës, deputeti Aleksandër Biberaj, i cili theksoi se këto zgjedhje duhet të shndërrohen në një moment të rëndësishëm për rivitalizimin dhe ripërtëritjen e PD-së, si dhe në një moment analize për qeverisje rajonale dhe atë lokale. Zgjedhjet për kryetarët e degëve dhe nëndegëve priten të shtrihen shumë shpejt edhe në zonat e tjera të vendit. Ndërkohë që urdhri i brendshëm i Partisë Demokratike për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme ka shpërndarë të gjithë deputetë nëpër zonat e tyre elektorale.