PD kundër Topit në Këshillin e Evropës
ADI SHKEMBIAsambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pranon 3 nga 10 amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar për projekt rezolutën e hartuar nga dy raporterët David Wilshire dhe Jako Laakso. Përfaqësuesit e vendeve anëtare pranuan propozimin që hetimi parlamentar të bëhet duke respektuar vendimin e gjykatave, por rrëzuan një propozim të demokratëve që shmang Presidentin Topi nga inicimi i negociatave për zgjidhjen e krizës politike. AmendamentetPara nisjes së votimit të projekt rezolutës delegacioni shqiptar, i përbërë vetëm nga përfaqësuesit e djathtë paraqitën 10 amendamente, ku dy më kryesorët ishin hetimi i zgjedhjeve sipas propozimit të kryeministrit Berisha, duke përjashtuar hapjen e kutive të votimit dhe shmangien e Presidentit Bamir Topi nga inicimi i një tryeze politike për të dalë nga kjo situatë. “Ky amendament ka të bëjë me rolin e Presidentit të Republikës. Ne duam që ai të jetë aktiv, të ushtrojë pushtetin dhe fuqinë e tij brenda autoritetit të tij. Ne besojmë se ka një shans për ne për ta zgjidhur këtë situatë”, u shpreh kreu i delegacionit shqiptar në seancën e Strasburgut. Por argumenti i demokratëve u kundërshtua nga raporteri Jako Laakso. “Ky është një amendament themelor. Ajo që ne kemi kërkuar është që ne të angazhohemi duke mbështetur Presidentin Topi, në rolin që ai mund të luajë për të zgjidhur këtë krizë politike”, tha ai. Anëtarët e Asamblesë me 52 vota kundër dhe 37 pro e rrëzuan amendamentin duke lënë variantin fillestar të projekt rezolutës. Gjatë gjithë votimit, përfaqësuesit e delegacionit shqiptar kërkuan që nga projekt rezoluta të hiqej fjala “krizë”, pasi sipas Ilir Rusmalit ky term u përdor kur Shqipëria përjetoi momentin më të vështirë në vitin 1997. Megjithatë pas insistimit të dy raportorëve të Këshillit të Evropës përfaqësuesit e vendeve anëtare në Asamble votuan kundër propozimeve të demokratëve. “Ne jemi dakord që fjala krizë është e justifikuar. Humbësit nuk po e njohin rezultatin, ndërkohë që dialogu duhet bërë në parlament. Nuk jam dakord me zonjën Përnaska që thotë të mos e dramatizojmë situatën”, tha David ëilshirë. Asambleja mbështeti me votë një propozim të demokratëve për të hetuar zgjedhjet duke njohur vendimet e gjykatave. Delegacioni shqiptar kërkoi në të njëjtën kohë heqjen e termave ‘krizë e rëndë’ dhe ‘kriza politike po penalizon integrimin’. Nga ana e tyre dy raportorët, të cilët mbrojtën projekt rezolutën nuk i pranuan amendamentet, por propozuan zbutjen e termave të përdorura në këtë draft. Asambleja i rrëzoi të dyja propozimet e demokratëve. Amendamenti i fundit kishte të bënte me rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Ilir Rusmali propozoi zgjidhjen e krizës në Parlament, duke mos kërkuar praninë e raportorëve të këtij institucioni. Nga ana e tij raporteri Lakso e quajti këtë një lloj izolimi të Shqipërisë. Me 43 vota pro amendamentit dhe 45 kundër, Asambleja e rrëzoi atë, duke konfirmuar edhe njëherë rolin që ky institucion duhet të ketë në zgjidhjen e krizës. SeancaNë seancën prej 1 orë e 30 minuta pas debatit mes pjesëmarrësve në seancë, kreu i delegacionit shqiptar, Ilir Rusmali kërkoi që situata në vend të mos konsiderohet si krizë e ashpër politike. “Zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve. Nuk pati asnjë provë që të vërtetonte se ka patur parregullsi në zgjedhje. Opozita refuzon verdiktin e popullit vetëm sepse nuk ka mandatin qeverisës”, tha përfaqësuesi i maxhorancës. Sipas tij “Rama refuzon ligjin elektoral edhe pse e ka propozuar. Ai refuzon parlamentin, refuzon të paraqesë prova në zyrën e Prokurorisë edhe pse thotë se ka shumë të tilla për parregullsi në zgjedhje, ai refuzon t’i paraqesë ato. Kërkesa për të ndalur bojkotin po vijnë nga të gjitha anët, këto thirrje duhen dëgjuar”. Amendamentet e PD1- Të hiqet termi 'krizë' nga projekt rezolutaVotimi: 42 pro 44 kundër 2 abstenim RREZOHET2- Të hiqet termi 'procesi i integrimit është bllokuar'Votimi: 42 pro 49 kundër 0 abstenim RREZOHET3- Të hiqet termi 'krizë politike'Votimi: 45 pro 46 kundër 0 abstenim RREZOHET4- Të hiqet termi 'krizë e ashpër'Votimi: 45 pro 46 kundër 1 abstenim RREZOHET5- Komision Hetimor brenda ligjeve duke respektuar vendimet e gjykataveVotimi: 50 pro 43 kundër 1 abstenim MIRATOHET6- Presidenti të ushtrojë pushtetin e tij brenda autoritetit të tijVotimi: 37 pro 52 kundër 2 abstenim RREZOHET7- Të hiqet termi 'kriza politike penalizon integrimin'Votimi: 45 pro 44 kundër 4 abstenim MIRATOHET8- Të hiqet termi 'shumë e rëndë'Votimi: 46 pro 43 kundër 1 abstenim MIRATOHET9- Kërkojmë zgjidhje që të japin fryte dhe të jenë efektiveVotimi: 41 pro 49 kundër 2 abstenim RREZOHET10- Të mos vijnë reporterët e KiE, por kriza të zgjidhet në KuvendVotimi: 43 pro 45 kundër 6 abstenim RREZOHET“Rezoluta i hap rrugë zgjidhjes së krizës”Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, u shpreh dje pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës se “sot kaloi një raport shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që do t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës që mban peng vendin për 6 muaj”. “Hetimi parlamentar në përputhje me Kushtetutën, ishte një amendament juridik. Normalisht që PS hetimin e kërkon në përputhje me Kushtetutën. Nëse do t’i referohemi projekt- rezolutës do të kemi hetim të plotë të zgjedhjeve. Kjo rezolutë reflekton qëndrimin e maxhorancës dhe përgjegjësinë për të zgjidhur krizën” – sqaron Arben Ahmetaj. “Rama po rrezikon progresin”Përfaqësuesja e djathtë në delegacionin shqiptar, Lajla Përnaska akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama për situatën politike në vend. “Në Shqipëri po përballemi me një situatë, ku lideri i një partie politike po kërkon të luajë me politikën, duke rrezikuar progresin në këtë vend. Ai ushtron presion të madh në partinë e tij për të mos hyrë në Parlament.”- tha Përnaska. “Opozita po i refuzon institucionet Kushtetuese, kemi një situatë të tensionuar në Shqipëri, por nëse e përshkruajmë situatën në mënyrë reale ajo nuk është e pakalueshme. Jemi me mendimin se bojkoti nuk duhet të vazhdojë, ai e përkeqëson politikën”, theksoi deputetja e PD.