Pesë numra telefoni, për një vend në listën zgjedhore

20/02/2005 DURRËS - Bashkia e Durrësit ka vënë në shërbim të qytetarëve pesë numra për regjistrimin e popullatës. Afrimi i përfundimit të kohës për mbylljen e fazës së regjistrimit ka shtyrë bashkinë të gjejë edhe një formë tjetër për të përfunduar regjistrimin
paralelisht me punën e 45 grupeve që gjenden në terren. Deri në mesin e muajit janar 105 punonjësit e administratës së njësive vendore në bashkinë e Durrësit kanë regjistruar 124 mijë shtetas, ndërkohë që zyrtatër që janë pranë këtij aksioni kanë deklaruar se numri i qytetarëve në Durrrës mund të kap shifrën e 180 mijë banorëve.
Koordinatori i procesit të verifikimit dhe regjistrimit të popullatës në bashkinë e Durrësit, Indrit Puteci, mendon se kanë mbetur ende edhe një pjesë e konsideruar e popullsisë pa u regjistruar. Fakti se Durrësi është ndër zonat më të populluara vitet e fundit, ku janë qindra familje, të cilët nuk kanë bërë shpërnguljen nga rrethet, prej të cilave vinë e ka vështirësuar procesin.
Procesi i regjistrimit mbyllet më 28 shkurt dhe për këtë arsye
bashkia ka vënë në dispozicion 5 numra telefoni, të cilat do të jenë të lirë çdo ditë nga ora 08.00 deri në ora 18.00. Qytetarët, të cilët janë të paregjistruar, mund të japin identitetin e tyre, datëlindjen, atësinë, rajonin ku banojnë si dhe të dhëna të tjera, duke përfshirë edhe numrin e telefonit fiks. Këto ditë shërbejnë për të lehtësuar punën e grupit, të cilët do kenë të lehtë të shkojnë pranë familjes. Nga ana tjetër të interesuarit kanë mundësi t’i drejtohen bashkisë edhe përmes postës
5 numra telefoni
për regjistimin e popullsisë
45 grupe pune
me 105 punonjës për regjistrimin
124 mijë banorë
të regjistruar
180 mijë banorë
parashikimet për popullisnë e Durrësit