E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nënshkruan marrëveshjen elektorale me PBK

Partia Demokratike ka nënshkruar marrëveshjen elektorale me partinë e Ballit Kombëtar. Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i PD nënshkroi këtë marrëveshje me PBK. Sipas kryeministrit Berisha kjo është një marrëveshje bashkëpunimi me partinë tjetër tradicionale shqiptare. Në supet dhe arkivat e tyre janë shekuj dhe mijëvjeçarë burgje, tortura, ekzekutime. Një gjë është e sigurt se, në qoftë se armiqtë e këtij kombi në Beograd nuk do të arrinin të instalonin me forcë një klikë në krye të këtij vendi, Shqipëria sot do të ishte krejtësisht tjetër. Shqiptarët do të kishin vendin e tyre, ndofta njërin prej më të zhvilluarve në Europë, me pasuritë e tij të mëdha, me karakterin e njerëzve të vet, me forcën vitalitetin e tij, por Beogradi ia doli të instalojë në Tiranë seksionin e tij, i cili vendosi atë diktaturë makabre mbi vend, deklaroi Berisha. Ai u shpreh tepër i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje elektorale me PBK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›