PD nënshkruan marrëveshjen elektorale me PLL
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i PDSH ka nënshkruar marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me kryetarin e partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) Ekrem Spahia. Kjo marrëveshje u vlerësuar nga Berisha si marrëveshje për të fituar së bashku, për të qeverisur së bashku, me një aleat që sipas tij përfaqëson politikën me historinë më të gjatë, por edhe të dhimbshme të Shqipërisë, forcë politike që me sakrifica të mëdha mbrojti interesin kombëtar dhe fibrën kombëtare.
Ne ndajmë shumë vlera të përbashkëta me PLL-në dhe konsolidimi i këtyre vlerave që ne ndajmë është interesi më mirë i Shqipërisë, rruga më e sigurt drejt realizimit përfundimtar të ëndrrës europiane të kombit shqiptar, nënvizoi Berisha. Ndërsa kryetari i PLL, Ekrem Spahia vuri në dukje se marrëveshja me PD nuk shkakton habi tek elektorati, pasi dy partitë bashkëpunojnë prej vitesh. Sipas tij kjo nuk është vetëm dëshirë e PD-së apo e PLL-së, por domosdoshmëri e elektoratit për të vazhduar në rrugën e reformave dhe përmbyllur me sukses anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.