Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit modernizon shërbimin e saj

Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit (QKR) po zgjeron gamën e shërbimeve për sektorin e biznesit, duke krijuar një bazë të saktë statistikore, bëri të ditur sot kryetari i kësaj Qendre, Tomi Kola. Sipas Kolës, realizimi i këtij objektivi është parashikuar në një projekt të veçantë, pasi nevojitet krijimi i një data-base mjaft të nevojshëm jo vetëm për shumë fusha me mundësi kryqëzimi të kërkimit, por dhe për vetë shtetin, pasi do të jetë një bazë statistikore për bizneset, llojshmërinë, numrin, seksin, moshat, etj. Një data-base e tillë, mund të jetë e efektshme prë orientimin e çdo lloj studimi, në bazë të të cilave, strukturat shtetërore mund të ndërmarrin nisma të ndryshme edhe ligjore, në shërbim të zhvillimit të bizneseve në perspektivë. Por nga ana tjetër, një kërkim i kryqëzuar, është mjaft i vlefshëm për bizneset, pasi edhe për ta rritet mundësia, që duke pasur një data-base të përcaktuar me të gjitha të dhënat për çdo lloj biznesi, veçanërisht për të huajt, që kanë më të lehtë futjen me investime të përcaktuara në Shqipëri, duke mos harxhuar më shumë kohë për studimet e tregut. Njëherazi, Qendra e Regjistrimit të Biznesit, (QKR), ka nisur punën edhe për rritjen e sigurisë së punës dhe aktivitetit të saj, në shërbim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së bizneseve, duke projektuar shtimin me 5 të numrit të elementëve të sigurisë në NIPT-in, që lëshon për regjistrimin e bizneseve. Ndër këta elementë të sigurisë janë "Ëotermarks", "bar-code",...