PS pranon vendimmarrjen 5 me 2 në KQZ
27/11/2004 Partia Socialiste do të pranojë formulën e vendimmarrjes 5 me 2 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas një muaj debatesh, ku socialistët kanë kërkuar që vendimet në KQZ të cilësohen të tilla dhe kur kanë 4 vota pro, ekspertët e OSBE-së kanë paraqitur një tjetër formulë. Sipas tyre, për rastet e miratimit të listës së deputetëve, të dalë nga proporcionali dhe për shpalljen të paflefshme të zgjedhjeve në zona të caktuara, duhen 5 vota pro. Kjo është përshëndetur nga demokratët, por është cilësuar e nxituar nga socialistët. Por, duke parë se kompetencat e KQZ-së këtë radhë do të jenë të ngushtuara, PS ka pranuar të kontribuojë në zhbllokimin e punës në Komisionin Bipartizan. Bashkëkryetari i Komisionit, Elmaz Sherifi, e ka cilësuar si një debat mediatik çështjen e numrave për vendimmarrje në KQZ. Ai thekson se, në zhvillimin e ri, që do të aplikohet për herë të parë në proceset zgjedhore, lidhur me numërimin e votave në komisionet zonale zgjedhore, çdo gjë do të procedohet sipas standardeve dhe skemave që kanë sjellë ndërkombëtarët.
Kontestimi
Ndryshimet që grupi i ekspertëve i ka bërë formulës se si do të jetë vendimmarrja në KQZ ka ndodhur për shkakun e vetëm se "vendimmarrja 4 me 3 bllokoi procesin zgjedhore në vitin 2003, dhe në qoftë se ka garanci nga ana e Partisë Demokratike se nuk do të përsërisë të njëjtën gjë në zgjedhjet parlamentare, për Partinë Socialiste nuk ka patur dhe nuk ka asnjë shqetësim lidhur me numrat që do të japin vendimin".
Sherifi thekson se "institucionet ndërkombëtare duhet të deklarojnë se cili është mendimi i tyre për vendimmarrjen, nëse ata kanë hequr dorë nga formulimet e tyre. Pas kësaj dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë atë çfarë ka qenë reale në vitin 2003". Ndërkohë, në Komisionin Bipartizan është pranuar nga dy palët që në Qendrat e Votimit të mos ketë numërim të votave, por vetëm administrim të procesit të zgjedhjeve. Sherifi tha se ndryshimi i formulës për KQZ-në nuk do të ketë ndikim në procesin e votimeve, pasi numërimi i votave do të bëhet në KZZ dhe vendimmarrja këtu do të jetë 4 me 3. Sipas tij, "mandati i deputetit do të përcaktohet që në KZZ".
Kthesa
"PS-ja pranon çdo lloj vendmmarrjeje sepse beson te procesi dhe në qoftë se nuk jemi dakord me atë vendimmarrje ka instanca të tjera për ankim", tha Sherifi. Ndërsa lidhur me transportin e kutive të votimit nga Qendrat e Votimit drejt KZZ-ve, Sherifi shprehet se "jemi të hapur për të bërë një proces të besueshëm dhe do të pranojmë çdo lloj propozimi që do të bëjë opozita për mënyrën e transportit të kutive të votimit". Javën tjetër grupi i ekspertëve pranë OSBE-së do të sjellë në komision pjesën e mbetur të rekomandimeve për reformën zgjedhore.
Beja: PS po bllokon Bipartizanin
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformë Zgjedhore, Fatos Beja, theksoi dje se vendimmarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë vetëm me formulën 5 me 2. Beja ka akuzuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste si bllokues të punës për reformën. Për demokratët, është e papranushme që vendimmarrja në institucionin më të lartë zgjedhor të jetë 4 me 3, pasi gjatë kësaj kohe debati mes dy forcave kryesore të politikës është përqënduar në përbërjen e KQZ-së. "Kot sa kemi bërë gjithë atë punë deri më sot, me ndryshimin e përbërjes së KQZ-së", tha Beja. Një shqetësim tjetër për Bejën është dhe moszhvillimi i mbledhjeve të komisionit. Ai tha se janë shkelur afatet në përfundimin e paketës ligjore për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. "Komisioni duhet të kishte përfunduar kohë më parë punën, për t'i lënë më shumë kohë përgatitjeve", tha Beja. Ndërsa për aftain e fundit që i është lënë Bipartizanit, ai tha se është një çështje, të cilën e ka në dorë Partia Socialiste, "e cila ka bllokuar që në fillim këtë komision". Kuvendi ka vendosur që puna e Komisionit Bipartizan të përfundojë në datën 15 dhjetor. Vendimet e komisionit do të kalojnë në procedurë të përshpejtuar në parlament, për t'u miratuar para se të mbyllet sesioni parlamentar.