E Diel, 1 Nëntor 2026

Preç Zogaj,Si “dashnor” kthehet te bashkëkohësit

27/11/2004  

Kinematografia kineze kujtesë

për diplomacinë kino-shqiptare

Në zbatim të Marrëveshjeve dhe Programit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe artit me Ministrinë e Kulturës të RP të Kinës, nënshkruar në nëntor 2003, si dhe në kuadër të 55 vjetorit te vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikes

Popullore të Kinës, nga data 27 deri më 30 nëntor 2004 do të zhvillohet në Tiranë veprimtaria “Javë e Filmit Kinez”. Gjatë kësaj jave do të shfaqen filmat “Heronjtë”, “Brenga e një të dashuruari në Lumin e Verdhë”, “Dalja nga Amazona”, “Stepa qiellore”,

“Kryemenaxheri” dhe “Stinë e ndritshme”. Ceremonia e çeljes së Javës së Filmit Kinez do të zhvillohet me datë 27 nëntor, në Kinema Millenium 2 me filmin premierë Heronjtë”

bashkëprodhim i Shoqërive filmike “Ekrani i Ri i Pekinit”, “Yindu”dhe “Gjingying”’.

Për të pasqyruar këtë veprimtari, do të jetë i pranishëm dhe nje ekip i Televizionit CC-6 I

RP të Kinës. Veprimtaria kulturore “Jave e filmit Kinez” do të synojë, krahas promovimit të arritjeve të kinematografisë kineze gjatë viteve të fundit, edhe në shkëmbimin e përvojës midis artistëve, kineastëve dhe producentëve në fushën e kinematografisë të të dy vendeve.

Kisha 3 shekullore e Shën Janit po braktiset

Kisha e Shën Janit është një nga dy objektet e kultit në fshatin Nartë, rreth 7

kilometra nga qyteti i Vlorës. Ajo është ndërtuar mbi 3 shekuj më parë, duke qenë një nga objektet e kultit më të vjetra në rrethin e Vlorës. Burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve thanë se "kambanorja është restauruar për herë të fundit rreth vitit 1930". Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar mjediset e Kishës së Shën Janit u shfrytëzuan për nevojat e kooperativës ku përfshihej fshati Nartë. Prej disa vjetësh kambanorja e saj ka krijuar një pjerrësi të dukshme me një kënd më të vogël se 90 gradë në drejtim të perëndimit. Kjo tregon qartë rrezikun që i kanoset këtij objekti kulti me një histori të lashtë. Kisha është pothuajse e braktisur nga besimtarët orthodoksë nartiotë, të cilët i kryejnë ritet në Kishën e Shën e Dielës që ndodhet shumë pranë saj. Theodhori Dhosku, punonjës në Kishën e Shën e Dielës thotë se "objektet që i përkasin kishës së Shën Janit janë në ruajtje, por kjo është një zgjidhje e përkohëshme. Duhet kthyer seriozisht vëmendja nga kisha tre shekullore".

Preç Zogaj

Si “dashnor” kthehet te bashkëkohësit

Kur poezia të mbyt më shumë se jeta e përditshme do s’do një penëshkruesi do t’i binte këmbana në një kohë. Këtë herë qëlloi koha e poetit Preç Zogaj.

Dje në mjediset e Friend’s Book House, poeti ka mbledhur miqtë për të promovuar vëllimin e ri “Pas erës së re”, të botimeve “Ora”.

Në një krah botuesin e tij, shkrimtarin Besnik Mustafaj dhe në tjetrin mikeshën dhe aktoren Yllka Mujo, në një sfond të lartë, Zogaj ka bërë dhe kalimin e leximeve poetike.

Mungesa pesëvjeçare e poetit, pas botimit në vitin 1999 të vëllimit “Kalimi”, nuk e ka tjetërsuar natyrën. Por duket se gjithë kjo kohë e ka thyer lirizmin e tij. Poeti vjen “Pas erës erës së re” pak më i prerë, duke dashur të kthehet tek bashkëkohësit e tij më tepër me mendimin, idenë të mbetet në brezin e tij. Për këtë qysh në poezinë e parë “Poeti qe” , Zogaj nuk mban më veshur trishtimin, a ndjenjën e dridhtë. Për të mundur vetveten, ai ndeshet me poetin “poeti doli nga lëkura ime/ më la të jetoj këtu dhe iku...”. Këtë burrëri, të fortë, që zor se epet, Zogaj gati e konsideron “fyerje”, pasi i duhet prap ëndrra, por tani më me mospërfillje. Kjo ndoshta i ka shkaktuar mirazhin e heqjes së kohës, si metafizikë e qënies.

Shkrimtari Bensik Mustafaj do veçonte dje për mikun e tij, poetin se ka natyrë të qetë, por dhe të guximshme. Për ta përfocuar këtë Zogajt ndoshta në këtë vëllim poetik nuk i duhet të çarmatosë gjithë ndërgjegjen. Ose ndoshta mendja e tij ka rezonancë me instiktin duke e bërë me poezi më me shpirt se sa me ndjenjë, si ato humbje zemre.

Simbas poezisë Zogaj tani e beson se duhet parë “ora dinake”.

Ajo që është e vështirë për të gjithë nuk përjashtohet për poetin, por pranohet, si një bindje e vërbër. Këtu preket dhe ai besim biblik, e parë bukur. Në këtë thelb, ai i ka sjellë një erë të re bashkëkohësve të tij. Duke qenë një brez mjaft i diskutueshëm për frymëzimet, duke mbetur gjithnjë në hije pa revoltë letrare, Zogaj e pati domosdoshmëri këtë ardhje. Ajo që nuk duhet mohuar është guximi dhe qetësia, megjithëse poetit nuk i hyn fort në punë. Nëse poezia e tij të bënte më parë përshtypje për këtë, tani “Pas erës së re” ka një lëshim, përhumbje duke mbetur më shumë i sigurtë dhe i gatshëm të flasë me veten, të vetkëshillohet. Siç duket kjo i mungonte kur rropatej, përpiqej, pak më herët, të merrte “përdore trishtimin” për ta hedhur në lumë. Përgjimet e ditëve, përditshmëria i kanë dhënë ca më shumë elementë poetike duke mbajtur të “mfshehur” udhën nga erdhi.

Fjalëbutë, me lirizëm, në këtë vëllim poetik Zogajt ndoshta iu sos ajo “gjendja kritike”, nevoja për t’u parë me poezinë.

Violeta Murati

Xhepa, protagonisti i “Hotel Ballkan” në Durrës

Aktori i madh i skenës shqiptare Ndriçim Xhepa do të jetë protagonisti kryesor i një drame e cila do të vihet në skenë në teatrin “Aleksandër Moisiu “ të Durrësit.

Xhepa ka deklaruar dje se ka pranuar të jetë aktori kryesor i dramës “Hotel Ballkan”, shkruar nga Bashkim Hoxha. Kjo është nisma e parë e Xhepës që shënon bashkëpunimin e tij me teatrin bregdetar dhe është shprehur i kënaqur që do

të jëtë në rolin e protagonistit kryesor të dramës. Drama do të vihet në skenë nga regjisorja Driada Dervishi, e cila vjen pas suksesit që ajo ka marrë me vënien në skenë të “Babai” të Strindberg dhe “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të Dario Fo. Aktori ka thënë se është rasti i parë që do të bashkëpunojë me aktorët e Durrësit, ndërkohë që drama e Bashkim Hoxhës ka regjistruar edhe bashkëpunimin e teatrit të Durrësit

me Teatrin Kombëtar. Mjeshti i merituar Ndriçim Xhepa ka realizuar në 22 vite të jetës së tij në teatër dhe kinematografi 70 role, ndërkohë që ka theksuar se

bashkëpunimi me teatrin e Shkupit ku Xhepa ka luajtur “Mbreti Lir” i ka shërbyer si një mundësi më shumë në karrierën e tij.

Rama ngre flamurin e Tiranës

Me rastin e 92-vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë për Shpalljen e Pavarësisë, sot u bë zbulimi i flamurit të ngritur më 26 nëntor 1912 dhe përurimi i restaurimit të Urës së Tabakëve, si një monument domethënës historik i Tiranës së vjetër.

Flamuri që u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama në Sheshin e Flamurit (përballë Parlamentit), është pronë e familjes Mara. Flamuri u ngrit 92 vjet më parë nga atdhetari Mustafa Mara dhe që prej atëherë është ruajtur me kujdes nga familja Mara.

Pas kësaj kryebashkiaku Rama, sëbashku me Ministrin e Kulturës Blendi Klosi, Prefektin e Tiranës Besnik Dervishi, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe personalitete të tjera të shquara të kryeqytetit, përuruan Urën e Tabakëve e cila është restauruar nga specialistët e Institutit të Monumenteve me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe me financim nga donator privat.

Gjatë përurimit të restaurimit të kësaj ure, kryebashkiaku Rama u shpreh mes të tjerash:

“Do të doja të nënvizoja se ky është vetëm fillimi i një procesi që synon të rehabilitojë të gjithë këtë zonë. Kjo është vetëm faza e parë. Ne duam të që kjo zonë e njohur si zemra e Tiranës së vjetër ku bashkohen edhe tradita qytetare e konsumit të përditshëm të kohës së lirë por edhe tradita patriotike e këtij qyteti pasi vetëm disa dhjetëra metra më tutje është shpallur edhe pavarësia e kryeqytetit më 26 nëntor të vitit 1912, të kthehet në një zonë atraktive për të gjithë, duke çliruar edhe Rrapin e famshëm të Tabakëve nga muret dhe gjithë pengesat rreth e rrotull dhe duke e kthyer këtë zonë në një zonë pedonale me vazhdimin e kalldrëmit deri tek vendi ku u ngrit flamuri, natyrisht edhe me rehabilitimin jo vetëm të bibliotekës së vjetër por edhe të të gjitha godinave të tjera që vijnë në vazhdim deri tek kjo urë”.

Ura e Tabakëve, historia e Tiranës së vjetër

Me lindjen e Tiranës si qendër qytetare më 1614, u vu re një zhvillim i vrullshëm i zejtarisë dhe i tregtisë. E ndodhur në një pozicion të favorshëm gjeografik, në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tregtare, Tirana fitoi vit pas këtij viti rëndësinë dhe tërhoqi vëmendjen e banorëve rreth saj, të cilët vit pas viti rritën popullimin e qytetit.

Përveç rrugës Egnatia, e përmendur në lashtësi e që kalonte në pjesën perëndimore të Tiranës së sotme, një aks tjetër i rëndsishëm ishte ai që lidhte Tiranën me malësinë e saj. Ajo quhej, e madje vazhdon të quhet, “Rruga e Shëngjergjit. Disa familje të vjetra tiranase që prej 2-3 brezash e sot e kësaj dite merren me këtë veprimtari. Të tilla janë familjet Xheleti, Kuka, etj. Pikërisht prej aktivitetit të rregjies së lëkurëvë lagja u quajt “Tabakanë” dhe rruga u quajt “Rruga e Tabakëve”, pra e lëkurërregjësve. Madje këtë emërtim morën edhe sheshi dhe një grup familjesh që mbajnë edhe sot mbiemrin “Tabaku”. Me këtë emërtim u pagëzua edhe ura e shekullit XVIII që lidhte të dy brigjet e Lanës, pra u quajt Ura e Tabakëve. Ajo është dëshmi e zhvillimit të qytetit dhe shtimit të komunikimit me zonat e brendshme. Ura e Tabakëve dallohet për arkitekturën e saj harmonike si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementëve të saj. Ajo përbëhet nga një hark kryesor mbi të cilin ngrihet ura në formë kurizi. Ky hark e ka hapësirën e dritës 8 metra dhe është ndërtuar me 2 rreshta harqesh anësor me trashësi 1 metër. Lartësia nga niveli i ujit ishte 3.5 metra. Kalldrëmi i urës me gjerësi 2.5 metra, ndërtuar me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Në të dy anët e harkut kryesor janë ndërtuar 2 harqe në formë segmentesh rrethor me hapësirë të vogël. Ura e Tabakëve e luajti funksionin e saj për kalimin nga një breg i Lanës në tjetrin deri nga vitet ‘30. Më pas Lana mori drejtim tjetër duke devijuar nga rruga e saj e përhershme.

Re.ku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›