E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD propozon tre emrat për KQZ

10/11/2004  Kryesia e Partisë Demokratike vendosi dje ti propozojë Presidentit të Republikës emrat e Çlirim gjatës, Olsi Dados dhe Eduart Halimit për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burimet kanë bërë të ditur se të tre emrat nuk kanë qenë më parë anëtarë të forumeve të Partisë Demokratike. Sipas ligjit të miratuar në Kuvend anëtarët e KQZ-së nuk duhet të kenë qenë të përfshirë në strukturat e partive politike deri në 5 vjet para nisjes së detyrës. Emrat do të paraqiten për votim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pas këtij votimi një nga të tre kandidatët do të zërë vendin e Maksim Shimanit. Vendimi i PD-së erdhi pas dështimit të disa emrave, që cilësoheshin politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›