Çështja "Lesi" zbret në dyert e amerikanëve
10/11/2004 Krerët e opozitës kanë ndërkombëtarizuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Fatos Nano, që do të bazohet në një regjistrim, të cilin deputeti Nikollë Lesi e ka paraqitur në Kuvend. Burimet kanë bërë të ditur se takimi është iniciuar nga ambasadorja e SHBA-së. Selinë e ambasadës e kanë vizituar dy ditë më parë kreu demokrat, Sali Berisha, nënkryetarja Jozefina Topalli, kreu republikan Fatmir Mediu si dhe deputeti demokristian, Nikollë Lesi. Takimi i fshehtë mes numrit një të diplomacisë amerikane në Shqipëri ka konsistuar në dokumentin e lexuar nga Lesi, që e implikonte Kryeministrin Fatos Nano në trafiqe armësh. Sipas burimit, Ries është informuar mbi zhvillimet në parlament si dhe mbi kërkesën për komision hetimor.
Opozita
Kryedemokrati Berisha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bisedën sekrete të bërë publike në parlament, ku dhe ka kërkuar mbështetjen e SHBA-as për të asistuar në këtë komision. Mbështetjen e ndërkombëtarëve e ka shfaqur si ide dhe kreyrepublikani Fatmir Mediu, i cili kërkoi që komisioni të asistohet edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për vetë rëndësinë e çështjes që ka. Në këtë mënyrë kjo do të garantojë hetime të ndershme dhe brenda standardeve. Botuesi Lesi, gjatë seancës për heqjen e imunitetit të tij, akuzoi Fatos Nanon, kryetar i qeverisë në vitin 1997, se ishte përfshirë në një aferë të trafikut të armëve, bashkë me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiun. Ndërkaq, Nano, nëpërmjet zëdhënësit të tij, deklaroi menjëherë pas përfundimit të seancës së akuzat e hedhura nga botuesi, ishin të pavërteta. Po kështu, në takim ambasadorja amerikane është infromuar dhe për punën e deritanishme të Komisionit Bipartizan si për procesin e verifikimit të listave, identifikimit dhe regjistrimit të shtetasve nga ana e njësive të qeverisjes vendore, duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit, ku u pretenduan parregullsi në listat e votuesve, apo ku pati raste që qytetarët nuk arrinin të gjenin qendrën e tyre të votimit.
Parlamenti
Takimi në zyrën e ambasadores ka ardhur në kohën kur deputetët e opozitës kanë nisur procedurat për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor. Në lidhje me këtë, socialistët janë shprehur se nuk ka pse të ngrihet një komision hetimor, derisa janë organet kompetente që do të zbardhin të vërtetën. Deri më tani si SHISH dhe Prokuroria kanë nisur hetimet e para. Megjithatë, opozitarët shprehen se vetëm komisioni parlamentar do të zbardhë të vërtetën mbi përgjimin në Rogner.
M.Sh
Do mbështesim komisionin hetimor ndaj Nanos
Olldashi: Po kërkojnë të zhdukin provat
Demokratët thanë dje se mbështetësit e Nanos janë duke tentuar zhdukjen e provave.
"Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e armëve dhe më pas të bëhet një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Fatos Nano. Ne mbështesim idenë e deputetit demokristian Nikollë Lesi, por jemi të shqetësuar se ka tendenca për zhdukjen e dokumenteve të paraqitura nga Lesi në Kuvend. Për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor ndaj Kryeministrit, ka filluar mbledhja e firmave të deputetëve dhe kjo është krejtësisht e zgjidhshme. Nano ka përdorur mazhorancën për të bllokuar ngritjen e komisionit, për rastin e Shkallnurit, vend i cili ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit, ku Kryeministri ka shtypur një person me pasojë vdekjen, në kohën kur drejtonte vet makinën. Në rastin konkret është ndryshe, mazhoranca e Nanos nuk është më në parlament dhe së dyti, kemi të bëjmë me një të vërtetë që Kryeministri nuk mund ta fshehë", tha Olldashi.
Mediu: Duhet të bashkohemi për të rrëzuar Kryeministrin
SHBA dhe OSBE të monitorojë zhvillimet
"Komisioni hetimor për Kryeministrin Fatos Nano duhet të asistohet dhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ngritja e një komisioni të tillë, jo vetëm do të zbardhë përfundimisht të vërtetën ndaj opinionit publik, tashmë të tronditur, por e vlerëson si një detyrim moral dhe ligjor ndaj opinionit dhe organizmave ndërkombëtare. Komisioni të asistohet edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për vetë rëndësinë që ka çështja. Ne, si opozitë, duhet të bashkohemi për të rrëzuar kreun e qeverisë dhe duhet t'u tregojmë qytetarëve që nuk mund të pajtohemi me një qeveri që ka shumë probleme. Përballë kësaj situate të re është e domosdoshme të merren hapa dhe nisma, të cilat nuk kanë të bëjnë thjesht me anën e qëndrimit politik të opozitës, por kanë të bëjnë me transparencën", tha Mediu.
Opozita të bashkohet në kërkesën e Lesit
Shehi: Pas hetimeve mocion mosbesimi
Dashamir Shehi është shprehur dje se opozita nuk duhet të nxitojë në këtë moment për të kërkuar një mocion mosbesimi. Për të, një veprim i tillë do të thotë afrim të socialistëve rreth Nanos. Shehi propozon që më parë të nisin hetimet dhe më për kërkesa për mocion. "Vlerësoj më shumë ngritjen e komisionit e më pas kërkesën për një mocion mosbesimi. Komisioni do t'i shërbente dhe çështjeve të tjera, ndërsa ndërmarrja e menjëhershme e një mocioni mosbesimi mund të homogjenizoj dhe një herë grupin socialist. Unë personalisht jam për ngritje komisioni hetimor, pasi që andej do të dalin dhe shumë çështje të tjera lidhur me prapësitë e disa njerëzve të pushtetit. Komisioni do të ishte më shumë në favor të politikës në përgjithësi dhe jo thjesht të opozitës. Mocioni i menjëhershëm i mosbesimit, pa votat e mjaftueshme të të gjithëve, mund të sillte një kthesë të kundërshtarëve të Nanos brenda partisë së tij. Deri tani nuk na ka mbërritur akoma kërkesa e Lesit, të cilën po e presim, por patjetër do të firmosim", tha Shehi.
Preç Zogaj: Do firmos kërkesën
Deputeti Preç Zogaj është shprehur dje se do të fiormosë kërkesën e deputetit Nikollë Lesi për komision hetimor ndaj Fatos Nanos. "Presim kërkesën e Lesit për komisionin hetimor për trafikun e armëve, pasi akoma nuk na është paraqitur. Natyrisht do të firmos dhe e mbështes këtë iniciativë. Ne kemi folur me Lesin për këtë çështje dhe kemi rënë dakord, ndërsa tani presim vendimin përkatës, pra dokumentacionin që paraqitet, të cilin do e firmosim".