PD: Është Rama ai që e ka kthyer Tiranën në një çiflig të tijin dhe jo Berisha

Partia Demokratike reagoi sot në mesditë në lidhje me një deklatë të bërë nga ana e partisë socialiste, sipas së cilës emërimi i prefektit të ri të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse pushtim i institucioneve nga familja Berisha. Në lidhje me këtë deklarim PD deklaroi se në të vërtetë në Tiranë ka ndodhur e kundërta. Është Rama dhe jo Berisha ai që kryeqytetin shqiptar e ka bërë një çiflig të tijin, por që po sipas PD kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. “Edi Rama nxorri sot Sajmir Stilolapsin për të mashtruar trilluar dhe shpifur sic tashmë bën cdo ditë. Edi Rama ky humbës i madh që ka frikë nga ligji se e dhunon cdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit. Ramën dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si ciflig të aferave të tyre të pista për të grabitur pronat e qytetarëve, për ti dhënë dy firmave të veta 70% të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron cdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e prefekturës së Tiranës” shprehet PD në reagimin e saj.
Më herët ishte Partia Socialiste, ajo e cila përmes ish zëdhënësit të saj Saimir Tahiri, u munda të hidhte baltë mbi figurën e kreut të ri të prefekturës së Tiranës, edhe pse për të sot ishte dita e parë e punës. Ndërkohë jashtë fjalive fyese të Saimir Tahiri nuk mbeti as familja e kreyministrit. “Sali Berisha emëroi dje Prefekt të Tiranës shokun e ngushtë të Shkëlzenit dhe Rrahmanit duke dhënë dëshminë e rradhës për pushtetin abuziv dhe financiar të cilin ai e përdor në mënyrë nepotike, klienteliste dhe korruptive. Shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit ndërkohë që instritucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas Gërdecit, ku Shkëlzen Berisha ishte arkitekti kryesor i sipërmarrjes vdekjeprurëse, pas skandaleve të njëpasnjëshme ku Argita Berisha ka qënë dhe mbetet paradhoma e taksës familjare, Sali Berisha vazhdon praktikat e atij që është peng i pushtetit korruptiv të fëmijëve të tij, duke emëruar Prefekt të Kryeqytetit një njeri që kontribut të vetëm ka shoqërinë e mirë me Shkëlzenin dhe Rrahmanin” tha sot në dekratën e tij Saimir Tahiri.
...