E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI çel fushatën në Vlorë

Vlorë -Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, theksoi në Vlorë, në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, se PDI do të jetë pjesë e koalicionit fitues "Aleanca e Ndryshimit", pasi, sipas tij "kjo përbën orientimin e natyrshëm të kësaj partie në funksion të plotësimit dhe të zgjidhjes së çështjes çame".

“Pjesëmarrja jonë në koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” do të thotë ruajtja e profilit dhe integritetit të PDI”, nënvizoi Muhedini, në mitingun e organizuar dje në mbrëmje në Pallatin e Sportit të Vlorës. Duke iu drejtuar të pranishmëve Muhedini tha se PDI do t’u qëndrojë përherë konseguente kërkesave dhe parimeve për të cilat është krijuar, ndërkohë që do të japë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e koalicionit ku bën pjesë, përmes përfaqësimit të saj politik në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë miting, ku ishin të pranishëm edhe kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës dhe të subjekteve të tjera aleate, pjesëtare të koalicionit të djathtë “Aleanca e Ndryshimit”, u prezantuan kandidatët e PDI për deputetë në këtë rreth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›