PLL prezanton kandidatët
Korçë -Partia Lëvizja e Legalitetit ka prezantuar dje në Korçë kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu, vlerësoi lart në këtë takim vlerat e secilit kandidat dhe tha se ky është ekipi më i mirë që paraqitet para elektoratit korçar.
“Pavarësisht atyre që qeveria e maxhorancës së djathtë ka bërë gjatë këtyre viteve, ekzistojnë të gjitha mundësitë, vullneti politik dhe projektet e nevojshme që Korça, ky qytet i traditës, i vlerave patriotike dhe kulturore, i resurseve të shumta dhe njerëzve të mirë, atdhetarë e punëtorë, të fitojë përsëri shkëlqimin e dikurshëm e të thirret "zonjë e rëndë", ashtu siç thuhej për të në kohën e Mbretërisë Shqiptare"-theksoi Spahiu.
"Ne kemi bindjen se programi i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, si një parti konservatore, promovuese e vlerave më të mira të traditës, të shtetit dhe familjes, por edhe si një parti me vizion të qartë bashkëkohor për një Shqipëri të begatë e të integruar, për individë të lirë e të fuqishëm, që punojnë në pronat dhe vendin e tyre, duke ndërtuar Shqipërinë evropiane, është një program që i përshtatet fare mirë interesave të qytetarëve korçar", tha kryelegalisti Spahiu.