PDI hap fushatën në Vlorë
Partia për Drejtësi dhe Integrim ka çelur ditën e djeshme fushatën elektorale në Vlorë. Në fjalën e tij, kryetari, Tahir Muhedini, theksoi se “PDI është një parti që kërkon të rikthejë të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe konkretisht të drejtat dhe liritë e komunitetit çam për zgjidhen e çështjes së tyre, që prona t’i shkojë pronarit të saj, të rikthejë të drejtat që i janë grabitur një komuniteti të pafajshëm dekada me radhë”. Sipas tij “PDI nuk do privilegje për deputetët e saj në Parlament, por kërkon që ky komunitetit të ketë përfaqësimin e tij në parlamentin shqiptar dhe korrigjimin e një padrejtësie që është bërë me çamët”. Partia për Drejtësi dhe Integrim është pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” e kryesuar nga Partia Demokratike.