“Rama rreziku më i madh për vendin”
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë takimit me elektoratin e njësisë numër 9, deklaroi se ““në këto zgjedhje, shqiptarët duhet të mendojnë se janë përballë një rreziku të madh për vendin”, duke nënkuptuar për rivalin e tyre direkt, kreun e PS-së, Edi Rama. “E kemi më të lehtë se kurrë për të punuar e për të bindur të pavendosurit të votojnë të djathtën, sepse jemi në rrugë të mbarë, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka arritur rezultate te patjetërsueshme në luftën kundër korrupsionit, jemi në pozita te favorshme, pasi nën qeverisjen e djathtë, shqiptarët kanë të sigurt hyrjen në BE”, tha Bregu. Ajo bëri thirrje që shtetasit shqiptarë të aplikojnë për kartat e identitetit. Duke e cilësuar këtë zonë, si një zonë blu që ka nxjerrë vitet e fundit dy deputetë të djathte, Bregu shprehu sigurinë se në 28 qershor, PD-ja në Njësinë nr. 9, jo vetëm që do të dalë në avantazh krahasuar me të majtën, por rezultati do të jetë aq i thellë, sa kurrë më parë.