PDK : Berisha të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet
Partia Demokristiane gjykon se tani që Kodi Zgjedhor po rimerret në shqyrtim për t‘i bërë ndryshimet e kërkuara nga Presidenti i Republikës, Partia Demokratike ka rastin të dëshmojë angazhimin dhe përgjegjësinë e saj kushtetuese, si forca kryesore politike e mazhorancës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Me tone më të zbutura këtë herë, Partia Demokristiane, ka përshëndetur deklaratën e Kryeministrit Berisha për përkushtimin e tij total për votën e lirë. "Ne vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e tij për dialog midis gjithë forcave politike, si një proces që krijon garanci se Kodi i ardhshëm Zgjedhor do të jetë transparent, gjithëpërfshirës, çka mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje më kërkesat e partnerëve tanë ndërkombëtarë", thotë sekretari politik i PDK-së, Lazer Stani.