E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Hapja e dosjeve, kusht i politikës së moralshme

Partia Demokristiane e konsideron të domosdoshme dhe një parakusht për një politikë të moralshme e demokratike nevojën e hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ndarjen ligjore me të kaluarën komuniste. Një ditë pas propozimit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për shqyrtimin e ligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ndue Shpani, doli dje në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se “dënimi i krimeve të komunizmit dhe miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve u bashkohen zhvillimeve pozitive me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e popullit tonë, siç janë marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO dhe progresi i mëtejshëm në rrugën tonë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian”. Ai përshëndeti dhe rezolutën e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të rënda të komunizmit. PDK ishte partia e parë që dërgoi projektin e saj në Kuvend për këtë çështje. Tashmë është dhe një projekt i PD-së dhe një i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›