E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat në Çad, dje u miratua marrëveshja

Dy aktet normative në Kuvend u shoqëruan me debate në seancën e djeshme të parlamentit. 

Opozita shprehu dyshime në lidhje me aktet normative të qeverisë "Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve" dhe "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak, të Bashkimit Evropian, për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore (Operacioni EUFOR TCHAD/RCA)". Malaj në lidhje me procesin privatizimit u shpreh se, nuk jemi në kushte të jashtëzakonshme në lidhje me procesin e privatizimit që po kërkon të realizojë qeveria. Socialisti Braçe këtë akt normativ e ka lidhur me procesin e privatizimit, që qeveria po synon të realizojë për INSIG dhe ARMO. "Nuk jemi në kushtet e emergjencës prandaj nuk e shohim të arsyeshme", theksoi Malaj. Ky akt normativ mori në Kuvend 74 vota pro, 34 kundër dhe 2 abstenime. Ndërsa, në lidhje me aktin normativ që dërgon trupat shqiptare në Çad. Deputeti i LSI-së kërkoi të dijë se pse paraqitet një akt i tillë tani dhe çfarë kosto ka për shtetin shqiptar. Ndërsa deputeti Lutaj theksoi se, pse vjen një akt i tillë, në këtë kohë kur muaj më parë Kuvendi votoi një ligj të tillë dhe trupat shqiptare ndodhen në Çad. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha deklaroi se "kjo marrëveshje vjen tani, pasi ka pasur një pakt konkret mes kryeministrit Sali Berisha dhe komisionerit të BE-së, Havier Solana". Sipas tij kjo do t'i shërbejë rolit të Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese. Edhe pse opozita pati rezerva për këtë akt, vota e saj ishte pro. Akti për dërgimin e trupave në Çad u votua me 105 vota pro. Kuvendi votoi gjithashtu dhe projektligjin për qiranë financiare. Pro kësaj nisme ishin 101 deputetë, ndërsa kundër 2 dhe tre vota ishin abstenuese. Projektligji tjetër që u miratua më shumicën e votave ka qenë ai për "Për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe". Kredia japoneze për kryeqytetin ka detyruar socialistët të bashkojnë votat me maxhorancën, duke bërë që projektmarrëveshja të votohet me 105 vota dhe me asnjë votë kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›