E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Qeveri teknike, Berisha të ikë

 

Partia Demokristiane ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për disa anëtarë të grupeve të numërimit të votave në Shkodër, duke i akuzuar ata për manipulim të procesit. Sipas tij, Partia Demokratike nëpërmjet komisionerëve të saj i ka shtuar vetes vetëm në Qarkun e Shkodrës 11.784 vota. “PDK-ja kërkon krijimin e një qeverie teknike me përfshirjen e të gjitha partive me peshë në jetën politike, në mënyrë që të realizohen disa reforma të rëndësishme dhe jetike për vendin, si reforma në Kodin Zgjedhor, reforma në sistemin e drejtësisë dhe reformat e tjera për të plotësuar standardet për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në BE dhe së fundi garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira”, tha kreu i PDK-së, Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›