E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Qeverisë i duhet plan konkret për çdemontimin



PDK-ja mbështet pa rezerva ministrin e Mbrojtjes Oketa, për maturinë e treguar në likuidimin e pasojave të Gërdecit dhe vënien në baza të duhura ligjore të procesit të demontimit të municioneve.

Por, PDK-ja i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit Berisha hartimin e një programi afatgjatë shumëplanësh në lidhje me demontimin e stokut të armatimeve prej 100.000 tonelatash, ku krahas Ministrisë së Mbrojtjes, institucioneve që janë të lidhura me të, të përfshihen pa rezerva dhe organizatat e ushtarakëve të liruar dhe nëpunësit e kualifikuar për trajtimin e municioneve, që për fatin tonë të mirë, nuk mungojnë. Sipas nënkryetarit të PDK-së, Vladimir Prela, “kjo sasi e madhe municioni duhet konsideruar edhe si një pasuri kombëtare për vlerën hipotetike që mbart, ndaj ne e përgëzojmë ministrin Oketa që pas ardhjes së tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, e ktheu procesin e demontimit të armëve brenda procedurave ligjore dhe ushtarake, duke shmangur jo vetëm rrezikun e tragjedive si ajo e Gërdecit, por edhe duke evituar mundësinë e aferave korruptive me pasoja të rënda”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›