E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ftuar speciale në Kolegjin Europian të Parmës

10/01/2009  Topalli në Itali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjendet në Itali për të marrë pjesë si e ftuar speciale e Kolegjit Europian të Parmës, në ceremoninë e përurimit të vitit të ri akademik. Në këtë ceremoni, e cila shënon një ngjarje të rëndësishme për Kolegjin Europian të Parmës, marrin pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike të Europës. Kolegji Europian i Parmës është një ndër më prestigjiozët në Europë në fushën e përgatitjes së eurokratëve. Në tryezën e rrumbullakët me temë “Kujtesa është e ardhmja", që do të mbahet në kuadrin e kësaj ceremonie, do të përshëndesë presidenti i Italisë Giorgio Napolitano dhe ish-Presidenti i Komunitetit Europian në vitet 1985-1994 Zhak Delor. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pritet të zhvillojë një takim të veçantë me Presidentin e Italisë, zotin Napolitano, me personalitetin europian Delor si dhe me përfaqësues të lartë të qarqeve politike e akademike europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›