Të vegjlit kundër vetos së të mëdhenjve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Kuvendi u hoqi të drejtën partive të vogla për veton dhe ua dha atë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Partia Republikane është e shqetësuar për shpërndarjen e votave në rang republike pas zgjedhjeve”, - tha Madhi
Partitë e vogla kundërshtojnë veton e partive të mëdha në Komisionin e Kodit Zgjedhor, i cili u ngrit dy ditë më parë me vendim të Kuvendit. Sipas tyre, vendimi i Kuvendit u jep atyre një rol dytësor dhe madje të parëndësishëm për sa u përket vendimeve që do të merren në komision. Sipas vendimit të marrë nga Kuvendi, në momentet e fundit, para miratimit, PD dhe PS kanë të drejtën e vetos në Komisionin e Kodit Zgjedhor, ndërsa partitë e vogla jo. Kjo bën të mundur që, në rast të një aleance mes dy partive të mëdha, PD dhe PS, vendimi të jetë i miratuar pavarësisht se të vegjlit mund të jenë kundër. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, kjo mënyrë e re është kundërshtuar dhe nga Bashkimi Evropian. Por pavarësisht kësaj, të gjitha partitë e vogla deklarojnë se do të jenë pjesë e komisionit të Kodit Zgjedhor.
Kundërshtimet
Xhufi konsideron se vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit të Kodit Zgjedhor është marrë në kurriz të funksionimit të demokracisë. Kreu i deputetëve të LSI-së pohoi gjithashtu se komisioni i ri u ngrit për të mbuluar të kaluarën jo shumë të lavdishme të komisionit të parë. “Por, edhe ai do të funksionojë në bazë të disa rregullave të vendosura nga dy partitë e mëdha, pasi bëhet fjalë për votën e ponderuar, që do të thotë se nuk është votë e barabartë, por shkelje e barazisë së votës. Vota do të peshojë sipas prezencës që kanë partitë politike në Parlament”, - sqaroi Xhufi. Sipas tij, votën e ponderuar edhe vendet e BE-së, ende nuk e kanë aplikuar dhe tani po e zbatojmë ne. Ndërkohë presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, pohoi dje se komisioni i mëparshëm kishte tri veto, ndërsa tani ka vetëm dy, çka është jo e drejtë për partitë e vogla që i lë në hije. Por pavarësisht kësaj, ai pohon se do të marrë pjesë në komision duke e konsideruar ngritjen e tij si një hap pozitiv për të mbyllur Reformën Zgjedhore që në këtë sesion parlamentar. Edhe kreu i deputetëve republikanë nuk e ka mirëpritur mënyrën se si do të funksionojë komisioni i ri. “Kuvendi u hoqi të drejtën partive të vogla për veton dhe ua dha atë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Partia Republikane është e shqetësuar për shpërndarjen e votave në rang republike pas zgjedhjeve”, - tha ndër të tjera, Madhi, i cili konfirmoi se votat e PR-së do të bëhen të ditura gjatë punës së komisionit për Kodin Zgjedhor.
Komisioni
Kuvendi vendosi dy ditë më parë ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor. Bashkëkryetarët e këtij komisioni janë Ilir Rusmali nga PD dhe Fatmir Xhafaj nga PS. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të komisionit janë Arjan Madhi PR, Engjëll Bejtja PSD, Ndue Shpani PDK, Spartak Braho LSI, Petrit Gjoni PAA, Tritan Shehu PDr dhe Spiro Peçi PBDNJ të zgjedhur mbi bazën e numrit të grupeve parlamentare. Komisioni ka për detyrë përgatitjen e amendamenteve të nevojshme të kuadrin ligjor për të arritur standardet në zgjedhje, ndërkohë që secili anëtar përfaqëson dhe vendos në emër të gjithë deputetëve që ka në Kuvend dhe grupi që ai përfaqëson. Ashtu siç ishte dhe propozimi i selisë rozë, vendimmarrja në komisionin e Kodit Elektoral të jetë me votë të ponderuar, që do të thotë se secili anëtar do të përfaqësojë votën e të gjithë deputetëve të grupit të tij parlamentar.
Xhafa
“Vendimet me konsensusin e shumicës parlamentare”
Bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për Kodin Zgjedhor vlerëson vendimin e Kuvendit për veton e dy partive të mëdha në këtë komision. Sipas tij, pa pëlqimin e përfaqësuesve të dy partive të mëdha nuk mund të merret asnjë vendim në komision. Xhafa shpjegon se komisioni për amendimin e Kodit Zgjedhor, do të përbëhet nga 7 anëtarë, nga një përfaqësues për çdo grup parlamentar, duke argumentuar se ata përfaqësojnë atë peshë që kanë në Kuvendin e Shqipërisë. “Kjo gjë është pozitive, sepse parakupton një konsensus bazë të domosdoshëm. Do të thotë që në rastin më të keq këto amendamente që do të dalin nga komisioni i posaçëm për ligjin e ri zgjedhor do të duhet të kenë konsensusin e të paktën dy partive të mëdha që përfaqësojnë mazhorancën në Parlament”, - theksoi dje ai.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008