Prag zgjedhjesh, QSUT-ja, një pagë shpërblim personelit mjekësor
Stafit pritet ti shpërndahen të ardhurat dytësore 4 ditë para zgjedhjeve. Drejtuesit e kësaj qendre spitalore e argumentojnë me autonominë e spitaleve
Emanuela Sako
Katër ditë para zgjedhjeve, personeli mjekësor në QSUT do të shpërblehet me një pagë. Ky është premtimi që i është bërë nga Drejtoria e QSUT-së stafit të bluzave të bardha, të cilët presin që brenda pak ditësh të marrin pagën e premtuar. Burime nga QSUT-ja bëjnë të ditur se brenda javës personeli mjekësor do të marrë një pagë shtesë, përveç rrogës mujore, pasi do të shpërndahen “frytet e punës” së bërë gjatë muajve të fundit. Shpërblimi do të jepet në kuadër të reformës spitalore dhe futjen e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore, e cila ka dy muaj që është konkretizuar. Sipas të njëjtave burime, premtimi u është bërë që pagën do ta marrin para zgjedhjeve të 28 qershorit.
Situata
Pjesëtarët e stafit janë të “entuziazmuar” që periudha në prag zgjedhjesh do t’u sjellë të tilla përfitime. Duket se situata ka marrë ngjyra politike dhe po përdoret nga strukturat shëndetësore, për të cilat kjo është një pjesë e fushatës ku janë angazhuar të gjitha institucionet, direkt apo indirekt. Të ardhurat dytësore do të shpërndahen në bazë të punës së kryer nga çdo pavijon. Të gjitha pavijonet kanë detyrë të mbledhin paratë nga vizitat e kryera gjatë këtyre muajve dhe paratë do të shpërndahen për personelin mjekësor përkatës. Shpërblimi që do të marrin mjekët do të jetë në bazë të shumës së mbledhur, e cila mund të jetë e ndryshme nga një pavijon në tjetrin. Pavijonet që kanë mbledhur më shumë të ardhura do të marrin më tepër para. Kjo do të bëhet në bazë të pagës aktuale që kanë dhe pozicionit të punës që u përkasin.
Të ardhurat dytësore
Kontratat mes ISKSH-së dhe spitaleve për hyrjen në fuqi të skemës së vetëfinancimit kanë pak muaj që janë nënshkruar dhe duket se puna në spitale po jep frytet e veta. Që nga fundi i muajit prill, kur u nënshkruan kontratat, dy muaj më vonë po kryhet shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga puna e mjekëve dhe stafit mbështetës. Ministrja e Shëndetësisë pak kohë më parë bëri të njohur skemën e re të vetëfinancimit të spitaleve dhe strukturave të tjera shëndetësore. Me reformat e fundit të bëra në shëndetësi, spitalet kanë të drejtë t’i kryejnë vetë tenderimet, t’i përdorin paratë e mbledhura që të jepen si shpërblime për personelin, të blihen medikamente, pajisje etj. Të ardhurat do të sigurohen nga shërbimet me pagesë që janë në spitale. ISKSH-ja ka lidhur kontrata me 42 spitale në të gjithë vendin, në shërbimin parësor dhe ato terciare. Drejtuesi i spitalit ka të drejtë të kontrollojë dhe menaxhojë të ardhurat që do të sigurohen nga puna e mjekëve për çdo shërbim. Njëkohësisht shpërndarja do të bëhet sipas nevojave të spitaleve për mungesat që kanë gjatë gjithë vitit.
24 Qershor 2009