E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK përkrah Edi Ramën për buxhetin e bashkisë

>Partia Demeokristiane ka reaguar dje lidhur me faktin bllokimit të Projekt-Buxhetit të Bashkisë së Kryeqytetit  nga bashkimi i votave të këshilltarëve të PD-së, me këshilltarë të partive të tjera, të cilat kërkojnë të përfitojnë politikisht në dëm të interesave të qytetarëve të Tiranës.
Nëpërmjet deklaratave të djeshme për shtyp Partia Demokristiane, deklarohet kundër bllokimit të buxhetit duke akuzuar politikën si përfituese e situatave të cilat dëmtojnë mbarëvajtjen e punëve në qytetin e Tiranës. Në deklaratën PDK thuhet se: Ne gjykojmë se bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës, krijon një kosto të rëndë dhe të panevojshme për qytetarët e kryeqytetit, të cilët presin nga politika dhe pushteti ekzekutiv në të gjitha nivelet përkushtim dhe përgjegjësi për administrim efiçent të taksave të tyre, presin një jetë më normale urbane, presin më shumë shkolla, më shumë kopshte e çerdhe për fëmijët e tyre, presin më shumë investime në infrastrukturë dhe në gjelbërim, një mjedis urban më të zhvilluar e më të përshtatshëm për shëndetin dhe aktivitetin e tyre të përditshëm.
Bllokimi i buxhetit, nga një bashkim artificial votash, i nxitur nga e politikë të çastit nuk është alternativë për zhvillimin e kryeqytetit, por është mbajtje peng e zhvillimit të tij.
PDK konstaton se në argumentet e përdorur nga përfaqësuesit e forcave politike në Këshillin Bashkiak për të rrëzuar projekt-buxhetin ishin kryesisht argumente politikë dhe një përpjekje për të krijuar kaos në qeverisjen e kryeqytetit në prag të zgjedhjeve të reja politike.
Sipas PDK, mungesa e një projekt-buxheti alternativ, të hartuar nga këshiltarët e PD-sëapo të këshilltarëve të partive të tjera që votuan kundër, tregon se vota e tyre bllokuese kundër projekt-buxhetit të Bashkisë së Kryeqytetit është tërësisht politike. PDK në deklaratën e saj  i bëri  thirrje këshilltarëve të të gjitha forcave politike të reflektojnë me përgjegjësi dhe të çbllokojnë menjëherë situatën e rëndë të krijuar, sepse urdhri që vjen nga interesat e qytetarëve është më i lartë se urdhëri i çdo kryetari partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›