E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK përshëndet hyrjen në fuqi të ligjit për “Dosjet”

Anton Gurakuqi, aktualisht zv/ Ministër i Jashtëm dhe kryetar i Partisë Demokristiane, ka vlerësuar ditën e sotme hyrjen në fuqi të ligjit të “Dosjeve”. Sipas Gurakuqit me hyrjen në fuqi të ligjit në fjalë, Shqipëria dhe shqiptarët do të çlirohen përfundimisht nga e shkuara e errët e viteve të diktaturës më të egër që ka njohur Evropa pas luftës së Dytë Botërore. Ai u shpreh më tej se hyrja në fuqi e këtij ligji dhe zbatimi i tij, do të bëjë të mundur që  Shqipëria të mos etiketohet më si i vetmi vend ish-komunist në Evropë që nuk ka një ligj për hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit. “PDK, si e vetmja forcë politike, që ka kërkuar dhe ngritur zërin vazhdimisht për pastrimin e politikës nga individë me të shkuar të errët, imoralët dhe ato që përfaqësojnë anti-vlerat, apelon për zbatimin me forcën e duhur dhe me vullnet maksimal, të ligjit të lustracionit. Ne i bëjmë thirrje këtyre personave, që të gërmojnë thellë në ndërgjegjen e tyre dhe nëse i ka mbetur qoftë edhe një file moral apo ndërgjegje të pastër, të vetë largohen nga politika apo institucionet, pasi në këtë mënyrë ato kanë mundësinë të marrin sadopak vlerësimin e shoqërisë shqiptare” tha ndër të tjera Gurakuqi

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›