E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, takime elektorale në Dibër dhe Fushë-Arës

Kandidatët e PDK-së kanë vijuar takimet e tyre elektorale në Dibër dhe në Fushë-Arës. Kandidati i PDK-së për Dibrën, Edmond Stojku, ju ka bërë thirrje zgjedhësve dibranë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për alternativën demokristiane, sepse strategjia elektorale është krejt ndryshe, nuk votohet për kandidatin si emër të veçantë, por për subjektin politik. Gjithashtu takime intensive ka zhvilluar edhe kandidati tjetër i PDK-së, Frrok Gjini, në zonën e Fushë-Arësit, ku është takuar me të rinj dhe të reja, të cilat votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 28 qershori. Gjini ka vlerësuar forcën e të rinjve dhe i ka ftuar ata të jenë pjesë e alternativës së Partisë Demokristiane në këto zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›