Patozi, takim me drejtuesit ndër vite të kësaj partie
Dega e Partisë Demokratike për Rrethin e Vlorës ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e saj në vite. Kandidati për deputet i kësaj force politike për Qarkun e Vlorës, Astrit Patozi, u shpreh se "Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson të gjithë ata që e kanë drejtuar dhe përfaqësuar atë në mënyrë dinjitoze". Patozi ka deklaruar se një parti që nuk vlerëson ish-drejtuesit dhe përfaqësuesit e saj, nuk është një forcë politike serioze. Sipas tij, të respektosh traditën, do të thotë të respektosh të tashmen dhe të ardhmen, prandaj dhe Partia Demokratike ka nevojë për kontributin e atyre që e kanë drejtuar dhe përfaqësuar. Ne, tha Patozi, jemi krenarë për historinë tonë, gjë që nuk ndodh me socialistët.