Shalsi: Berisha të mos shpifë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për djegien e fondeve nga kjo bashki në pamundësi të ndërtimit të shkollave të reja. N.kryetari i Bashkisë dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, ka reaguar pas akuzave të Berishës për investimet në shkolla, por pa dhënë shifra për investimet e bëra nga Bashkia e Tiranës për objektet shkollore. Shalsi është shprehur për mediat se “ne të gjithë marrim frymë për të jetuar, ndërsa Sali Berisha nuk jeton dot pa gënjyer. Politika e tij e vjetër e gënjeshtrave, e shpifjeve, u ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Zgjedhjet janë afër dhe zgjedhja është e qartë! Mjaft më me papunësi, varfëri, korrupsion, gënjeshtra e shpifje bajate”.