E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët shkruajnë historinë e Vorsklas

Vorskla Poltava ku aktivizohen tre futbollistë kosovarë të shtunën ka arritur rekord në historinë e saj.

Fitorja kundër Metalurg Donjeckut 2-0 ishte e pesta me radhë për skuadrën e Vorsklas, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë me këtë skuadër që prej formimit të saj në vitin 1955. Tre futbollistët kosovarë (dy prej të cilëve bëjnë pjesë edhe në Kombëtaren shqiptare) Armend Dallku, Debatik Curri e Ahmed Januzi meritën më të madhe për këtë sukses të Vorsklas. Mbrojtësi i majtë, Curri, në këto pesë ndeshje ka arritur të realizojë plot katër gola, dy prej të cilëve kishin vlerën e 6 pikëve. Ndërsa, sulmuesi 19-vjeçar Januzi shënoi një gol të fitores dhe siguroi një penallti vendimtare, ndërsa mbrojtësi i djathtë Dallku kontribuoi me dy asiste dhe një siguroi një penallti. “Kemi një pjesë të meritës për suksesin e skuadrës, por rekordi i arritur është më shumë rezultat i lojës kolektive që po aplikojmë. Në pranverë jemi në formë shumë të mirë, luajmë ndoshta futbollin më të mirë në Ukrainë. Edhe unë personalisht jam në formë optimale. Prej ardhjes time në Vorskla në shkurt të vitit 2005, ky është sezoni më i suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Curri, në një prononcim për “Koha Ditore”. Pas javës së 28-të të kampionatit, Vorskla renditet në vendin e tetë me 35 pikë të grumbulluara. Deri në fund të kampionatit do të zhvillohen edhe dy ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›