PS, Bushati: Shqipëria s’ka parametra për turizëm
Partia Socialiste ka fajësuar qeverinë për sezonin e ri turistik që pritet të nisë së shpejti në vend.
Nënsekretari i PS-së për programin, Ervin Bushati deklaroi se, "turizmi Shqiptar zë vendin e 92 nga 130 vende të analizuara, sipas studimit të fundit të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2008. Në të njëjtën listë, fqinji ynë bregdetar, Mali i Zi, renditet në vendin e 59, ndërsa Greqia në vendin e 22". "Turizmi shqiptar është larg parametrave të kërkuar, në një kohë kur pushuesit e huaj, por gjithmonë e më shumë dhe ata vendas, kanë mundësinë e zgjedhjes së lirë në një treg konkurrues gjithmonë e më të hapur. Sot është koha që "euforia e turistit" t'ia lerë vendin realitetit të një qeverisje me këmbë në tokë. Partia Socialiste në programin e saj qeverisës, do të ketë prioritet turizmin dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, në kushtet e një konkurrence të fortë rajonale, nëpërmjet politikave dhe strategjive reale", deklaroi Bushati. Sipas tij, Shqipëria shënon me keq në faktorët e "Klimës së Biznesit dhe Infrastrukturës", ku renditet në vendin e 105. Në "Burime Natyrore, Kulturore dhe Njerëzore" jemi paraqitur më mirë duke u renditur në vendin e 71. Në listë, para nesh, janë vende si Kazakhistani, Armenia, Bostwana etj. "Faktorët e renditur janë ato që e bëjnë me tërheqës, një vend që pretendon të zhvillojë një turizëm koherent dhe të leverdishëm për një pushues, qoftë ky i huaj apo vendas. Varësia e turizmit nga cilësia e mjedisit dhe e natyrës, duhet të shtyjnë një qeveri të përgjegjshme, të rrisë mbrojtjen e tyre nëpërmjet strategjive dhe politikave të qarta aktive", deklaroi Bushati.