President shqiptar në Maqedoni? Na duhet një marrëveshje
Zgjedhja e një Presidenti shqiptar në Republikën e Maqedonisë do të kërkonte një marrëveshje të posaçme. I këtij mendimi është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Bashkimi për Demokraci dhe Integrim, Tahir Hani. Në një intervistë për "Shqip", ai mendon se në mungesë të një pakti të tillë, gara e kandidatëve shqiptarë në sfidën presidenciale është thjesht sa për të prezantuar vizionin për Maqedoninë moderne.
Zoti Hani, a mund të na thoni se cila është pozita aktuale e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë?
Mendoj se pozita e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë është në ecje përpara. Pozita është vazhdimisht duke u përmirësuar në nivelin e duhur, pavarësisht faktit se shqiptarët kanë për objektiv një realizim absolut dhe real të marrëveshjes së Ohrit, një dokument i cili ka një vlerësim shumë pozitiv edhe nga faktori ndërkombëtar e nga personalitete të ndryshme ndërkombëtare, që këtë dokument e marrin si një model për zgjidhjen e problemeve të shteteve multietnike. Në këtë drejtim ne përpiqemi që shqiptarët të zënë vendin e duhur në institucionet e shtetit. Pra dua të theksoj faktin se ndonëse marrëveshja kornizë e Ohrit nuk është plotësuar në mënyrë të plotë, jemi në një përpjekje që të mund të arrijmë të kemi pozitën, që në konform kësaj marrëveshjeje të krijohet pozicion sado pozitiv për shqiptarët.
Duke ju referuar pikërisht Marrëveshjes së Ohrit, si i vlerësoni debatet politike brenda faktorit shqiptar? Ka pasur pretendime se zbatimi i këtij dokumenti ka lënë shumë për të dëshiruar...
Duhet të jem realist në këtë drejtim. Zakonisht në politikë, në përputhje me pozitën që kanë, partitë politike edhe i qasen problemit të Marrëveshjes së Ohrit. Kur janë partitë politike në opozitë, kanë qëndrim tepër negativ se marrëveshja kornizë nuk është e realizuar; ndërsa kur janë në pozitë, në janë të prirur të thonë se që marrëveshja po realizohet në drejtimin e duhur. Në këtë çështje unë duhet të jem realist dhe të them se marrëveshja kornizë nuk e ka atë dinamikën e duhur për përmbushjen e plotë të saj. Në marrëveshje parashihet që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në të gjitha institucionet e shtetit dhe në të gjitha nivelet; në aspektin vertikal dhe horizontal. Në këtë drejtim ka mjaft për të bërë dhe unë shpresoj se jemi në drejtim të asaj që ta imponojmë më fuqishëm përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit në të gjitha drejtimet.
Ju po qeverisni në një koalicion të përbashkët me zotin Gruevski. A mund të dimë cilat janë të mirat dhe të këqijat e kësaj aleance?
Sa i përket koalicionit me VMRO-DPMNE, lideri i së cilës është Nikolla Gruevski, dua të theksoj se definitivisht u rregullua një gabim i bërë në vitin 2006, kur nuk u pranua në koalicionin qeveritar Bashkimi Demokratik për Integrim si parti politike e cila mori votat dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Në atë kohë Nikolla Gruevski bëri gabimin politik, gabim me të cilin nuk respektoi normën demokratike që partia politike që merr besimin e qytetarëve duhet të marrë edhe besimin e bashkëqeverisjes. Në vitin 2008, ky gabim u rregullua dhe kjo është e mira kryesore që sollën zgjedhjet e vitit 2008 dhe koalicioni me VMRO-DPMNE. A ka diçka të keqe në këtë koalicion? Për momentin them se ai funksionon mirë. Jo në atë dinamikë që shqiptarët shpresojnë të realizojnë, por besoj se pas 22 marsit do kemi një ritëm më të përshpejtuar drejt përmbushjes së obligimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit.
Si mendoni se po shkojnë zgjedhjet për Presidentin në Maqedoni? Pse kemi disa kandidatë shqiptarë?
Në politikë gjithmonë duhet të vlerësohet qëllimi politik; duhet të vlerësohet se me çfarë qëllimi ne dëshirojmë t‘ju qasemi zgjedhjeve presidenciale. Mund të kishim pasur një marrëveshje më substanciale mes partnerëve të koalicionit, që të mund të arrihet një pakt ku Maqedonia të dilte nga koncepti politik për pamundësinë e pasjes së një Presidenti shqiptar. Do të ishte e mundshme që edhe një President i Republikës së Maqedonisë të vijë nga radhët e shqiptarëve, ashtu siç ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një afro-amerikan u bë President. Kur mundet Amerika të zgjedhë një afro-amerikan në krye të presidencës, pse të mos ekzistojë një klimë politike që të mundësojë zgjedhjen e një shqiptari President të Republikës së Maqedonisë? Por nga ana tjetër, nëse nuk kemi një marrëveshje, nëse nuk arrijmë të realizojmë këtë objektiv, partitë politike shqiptare do të dalin të garojnë me personalitetet e tyre jo se do mund të arrijnë të fitojnë besimin e qytetarëve për këtë post, por për të matur peshën e tyre tek ata. Për momentin kemi tre kandidatë shqiptarë, BDI, PDSH dhe Demokracia e Re, që do prezantojnë kapacitetet dhe vizionet e tyre politike. Mendoj se këtyre kandidatëve për President ju jepet një mundësi e mirë për të prezantuar vizionin e një Maqedonie të ardhshme.
Gjithsesi, a nuk ishte e mundshme që shqiptarët të paktën të dilnin vetëm me një kandidat dhe si është pritur një kandidim i tillë nga popullsia maqedonase?
Deri sa nuk ekziston as mundësia teorike që kandidati shqiptar të fitojë besimin e qytetarëve për t‘u bërë President, atëherë do të garojmë vetëm sa për të prezantuar vizionin tonë për Maqedoninë multietnike. Jo se ne kemi mundësinë që të kalkulojmë e të dalim me një kandidat të vetëm. Kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale mund të them se nuk ka qenë një befasi dhe nuk ka pasur ndonjë ndikim në këtë drejtim psikologjik.
Takimi mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit a mendoni se ishte pozitiv? Pse ndodhi tani, pas shumë akuzash e kundërakuzash që zgjatën jo pak?
Unë mund të them se zoti Ahmeti është një personalitet që di të vlerësojë realisht dhe di të ndërmarrë hapat e duhur politikë në momentet e duhura. Mendoj se pas një periudhe kohore tepër konfliktuoze në vitet 2006-2008, zoti Ahmeti ndërmori hapat politikë që mundësuan një relaksim të raporteve të subjekteve politike. Kjo krijon një realitet ku qytetarët shqiptarë do të jenë më të relaksuar për të dalë në votime, duke zgjedhur bindjen e tyre politike. Pra është një proces i mirë dhe që vetëm personalitete me virtytet e një lideri mund t‘i marrin këto etapa.
Kemi të bëjmë me një afrim me baza, apo thjesht lëvizje të një lideri të caktuar për të përfituar nga situata e momentit?
Nuk mendoj se kjo marrëdhënie paraqet një bashkim midis dy partive politike, por kryesisht është një hap i ndërmarrë për të relaksuar qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu, me qëllimin për të evituar frikën se ato do të jenë të dhunshme, si në 2006, apo siç pretendojnë disa qarqe politike, se në Maqedoninë perëndimore do të ketë zgjedhje të dhunshme.
Si i shikon faktori politik shqiptar në Maqedoni zhvillimet në Kosovë?
Faktori politik shqiptar në Maqedoni është tepër i lidhur me faktorin politik në Kosovë. Notojmë në të njëjtat valë politike dhe mendojmë se Kosova ecën mirë drejt njohjes sa më të madhe të saj si shtet i pavarur dhe krijimit të një pozicioni sa më stabël si shtet; drejt forcimit të institucioneve të shtetit dhe në mënyrë graduale rrumbullakos funksionimin e një shteti ashtu siç janë edhe shtetet e Bashkimit Evropian.
Nëse flasim për perspektivën e faktorit shqiptar në rajon, çfarë mund të na thoni?
Ne sot në Tiranë ishim në një konferencë që ka të bëjë me Korridorin 8. Nëse shohim rëndësinë e këtij projekti, ku mund të përfshihen Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Italia dhe ku Kosova është shumë afër, mund të them se perspektiva e shqiptarëve është në Bashkimin Evropian. Në inkuadrimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe pse jo edhe Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE. Duke përmbushur këto shtete standardet evropiane është gjithsesi perspektiva e shqiptarëve.
A po luan siç duhet rolin e saj Tirana zyrtare në raport me faktorin shqiptar në rajon?
Është një pyetje që te shumë individë edhe mund të shtrohet si analizë nëse luan rolin e duhur Tirana. Mendoj se ajo ndërton një politikë stabël, të kujdesshme në rajon, por gjithsesi ajo në mënyrë graduale po merr rolin e duhur në Ballkan. Unë dua të theksoj se Shqipëria i ka të gjitha parakushtet që të ecë shpejt në zhvillimin e saj ekonomik dhe politik, duke konsoliduar veten si faktor stabiliteti në Ballkan, në atë çka mund të cilësohet pozitë gjeostrategjike.
Në vlerësimin tuaj, teza e bashkimit të trojeve shqiptare është diçka dëmtuese apo domosdoshmëri?
Bashkimi kombëtar është ideal dhe në këtë ide nuk është e lehtë të japësh një përgjigje me "po" ose "jo". Shqiptarët zakonisht duhet të ndërtojnë një politikë në përputhje me konstelacionet politike që ekzistojnë në rajon dhe në përgjithësi në politikën globale. Mendoj se jemi në rrugë të drejtë, ndërtojmë një politikë stabël dhe gjithsesi duhet t‘ia lëmë kohës zhvillimet e politikës në rajon dhe të shohim se ku do mbërrijmë me këtë.
Do vazhdojë të jetë pengesë për proceset integruese të Maqedonisë konflikti me Greqinë për çështjen e emrit?
Po, është e vërtetë që integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe Bashkimin Evropian ka hasur në pengesën e shtetit fqinj që konteston emrin zyrtar. Në këtë drejtim BDI dhe partitë e tjera shqiptare kanë mbajtur një qëndrim konstant e të qëndrueshëm, se ne pranojmë një kompromis që do jetë i pranueshëm për të dyja vendet. Në radhë të parë që të jetë i pranueshëm për popullatën e Maqedonisë dhe mendojmë se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që nuk e izolon vendin drejt integrimit. Ne japim kontributin që mund të japim, por zgjidhje gjithsesi duhet gjendur te partitë politike maqedonase në raport me shtetin fqinj. Ne jemi të kujdesshëm që cilido emër që të vijë, ai të mos përjashtojë edhe shtetformësinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Kandidatët
Akuza ndaj partive të mëdha në Maqedoni
Në Maqedoni, dy parti të vogla kanë akuzuar partitë e mëdha se kanë penguar mbledhjen e nënshkrimeve për të përkrahur kandidatët e tyre për President. Akuzat kanë ardhur nga përfaqësues të kandidatëve për President, Nevzat Halilit dhe Bllagoja Markovskit. Selam Elazi, shefi i shtabit të zotit Halili thotë se edhe BDI edhe PDSH kanë penguar kandidaturën e tyre. "Në masë të madhe na pengoi BDI dhe PDSH. Njerëzit janë të frikësuar prej partive, megjithatë ne vendosëm që t‘u japim mundësi njerëzve që të japin përkrahje, pavarësisht numrit të nënshkrimeve që do mbledhim", tha ai. Akuza të ngjashme ka dhënë edhe Zhivko Jankullovski i Partisë të Demokratëve të Bashkuar, një parti e vogël opozitare, që mbështet kandidaturën e z. Markovski. "Është e qartë se njerëzit janë të frikësuar dhe na lusin që mos të jemi këmbëngulës në kërkesat që të na mbështesin. U ndeshëm me një problem që nuk e prisnim gjatë mbledhjes së firmave të nevojshme", tha Jankullovski. Por partitë e mëdha i kanë mohuar këto akuza. Shtatë janë garuesit e sigurt, Nano Ruzhin i Liberal Demokratëve, Lubomir Fërçkovski i Social Demokratëve, të dyja parti opozitare; Gjorgji Ivanov i VMRO DPMNE-së në pushtet, si dhe Lube Boshkovski, i cili do të futet në garë si i pavarur. Nga blloku shqiptar, Agron Buxhaku i BDI-së, Imer Selmani i DR-së dhe Mirushe Hoxha e PDSH-së, e cila do të jetë e vetmja femër, do të jetë në garë për postin e kreut të shtetit. Tani që po sqarohet gara dhe oferta e partive me kandidatët e tyre, Isen Saliu, kryeredaktori i të përditshmes "Lajm", thotë se pritet që të ketë një përplasje idesh dhe qëndrimesh gjatë fushatës. "Mendoj se vija kryesore e debatit do të jetë në promovimin e ideve drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Mirëpo jam skeptik se sjellja e partive do të jetë konform kësaj ideje", thekson ai. Zgjedhjet për President do të zhvillohen më 22 mars, por atmosfera elektorale është dukshëm e pranishme. Mesazhe për një proces të pranueshëm elektoral jepen thuajse çdo ditë. Kjo u bë edhe një herë në debatin që e organizoi Programi për Zhvillim i OKB-së, kundër votimit familjar dhe në emër të të tjerëve. Në këtë aktivitet iu bë thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjet dhe të garantojnë zgjedhje të lira. Në raportin për zgjedhjet e 2008-ës, pikërisht autoritetet, sidomos policia, ishin në qendër të kritikave, sepse, siç u tha, nuk kishin bërë sa duhet që procesi zgjedhor të zhvillohej njëlloj në të gjithë territorin e vendit.