Pranga, dyshohet për vrasje në ‘94-n
I dënuar në Shqipëri me 22 vjet burg për vrasjen, është vënë në pranga në Itali. Media e shtetit fqinj ka bërë të ditur se, është arrestuar një 38-vjeçar i kërkuar që prej vitit 2004. Florian Gjoni është i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1994, në Tiranë. I dënuari me vendim të formës së prerë dhe i kërkuar që nga 2004, jetonte në Kremona prej vitesh, nën emër të rremë. Aty ai kishte dhe gruan dhe fëmijët. Sipas medias, arrestimin e kanë bërë karabinierët e Rivoltas në Kremona. Urdhri ndaj tij ishte lëshuar që më 2 dhjetor të pesë viteve më parë. Emigranti shqiptar jetonte me emër të rremë në shtetin italian, ndërsa mësohet se punonte si murator. 28-vjeçari Florian Gjoni jetonte në provincën e Kremones dhe është pikasur nga policia italiane teksa shkonte për të takuar gruan dhe fëmijët e tij.