E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU, Idrizi: Të bashkohemi në një parti

 

Partia për Drejtësi dhe Unitet ka zhvilluar takimin e saj të parë me përfaqësues të komunitetit çam në qytetin e Vlorës. Dy deputetët Shpëtim Idrizi, kreu i PDU-së dhe Dashamir Tahiri, që krijuan këtë forcë të re, e kanë nisur turin prezantues të partisë dhe takimin me elektoratin e tyre pikërisht nga Vlora, që sikundër e theksuan dhe ata vet, ishte qyteti që i zgjodhi deputet. Në fjalën e tij kreu i PDU-së, Idrizi, i mëshoi vlerave të kësaj partie, duke theksuar se në bazë të saj qëndron çështja çame dhe më gjerë çështja kombëtare. “Jam tepër i emocionuar që jam sot në këtë sallë. Dy ditë më parë unë bëra betimin tim në Parlament dhe jam i lumtur që këto takime që ne do të bëjmë nëpër Shqipëri të nisin nga Vlora. Sikundër theksova edhe aty, unë ndihem i privilegjuar, që së bashku me deputetin Tahiri të mbrojmë interesat kombëtare. Të çojmë së bashku deri në fund amanetin e të parëve tanë”, tha Idrizi. Ai theksoi se nuk ka asgjë të keqe që komuniteti çam për momentin të përfaqësohet me dy parti. “Por ne jemi të gatshëm në çdo sekondë të bashkohemi për çështjen tonë. Ne se gjykojmë mëkat që të ketë dy parti derisa të bashkohemi shumë shpejt, por më lejoni t’ju them se sa është folur këto dy muaj për çështjen çame, nuk është folur në 64 vjet. Ndaj unë ju bëj thirrje, sikundër u bashkova unë dhe deputeti Tahiri, për hir të çështjes sonë, të bashkohemi të gjithë, pasi çështja ame, çështja kombëtare, kauza jonë dhe motivi ynë, s’ka për të majtë e të djathtë”, - tha ai.           q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›