PE, Brok: PS të respektojë rezolutën e KE-së
Parlamenti Evropian përmes koordinatorit të Komisionit të Jashtëm, Elmar Brok, i bën apel Partia Socialiste se duhet të pranojë rezolutën e PE-së dhe të hyjë në Kuvend. Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë shpërndau dje një deklaratë të z. Brok, në të cilën ky i fundit ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është pranuar dhe certifikuar nga organizatat ndërkombëtare. “Në zgjedhjet e fundit, organizatat ndërkombëtare thanë se nuk kishte as manipulim as deformim të numërimit dhe rezultatit”, - ka deklaruar Brok. Ky është qëndrimi i radhës që institucione dhe personalitete të Parlamentit Evropian mbajnë në lidhje me situatën politike në vend.