E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza, KiE: Hapi drejt zgjidhjes së ngërçit politik

KiE e shikon tryezën e sotme pozitë-opozitë të thirrur nga Presidenti Bamir Topi si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit politik. Sipas KiE-së, dialogu mes Berishës dhe Ramës mund t’i japë fund bojkotit të opozitës. Deklarata vjen nga Strasburgu, e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland. “E mirëpres nismën e Presidentit Topi për të organizuar një tryezë të rrumbullakët me liderët e partive politike shqiptare më 13 shkurt, në përgjigje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”, - deklaron z. Jagland. “Nisma sjell një mundësi të rëndësishme për t’i dhënë fund krizës politike dhe për të përparuar me reformat e vendit dhe me axhendën e integrimit evropian”, - përfundon deklarata zyrtare e z. Jagland.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›