E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton MSAme Serbinë, Kosovacështje e mbyllur

PRISHTINE- Statusi i Kosovës përjashtohet nga cështjet që do të diskutohen në negociatat mes Prishtinës e Beogradit. Këtë e kanë vendosur vetë anëtarët e Parlamentit Europian, duke miratuar amendamentin e raportueses për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek në rezolutën për integrim evropian të Serbisë.
Në amendamentin nr 4 të rezolutës, i bëhet thirrje Serbisë të nisë dialogun me Kosovën dhe të mos përmend më negociatat e reja për statusin apo ndarjen e Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot në Parlamentin Europian, është bazuar në një raport të raportuesit për Serbinë në PE, Jelko Kacin, ku theksohen sfidat kryesore me të cilat përballet Serbia në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
9 amendamente u propozuan për këtë rezolutë, dy prej të cilave u kundërshtuan fort nga Serbia, gjë të cilën e konfirmoi vetë zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjelic. Por pavarësisht kundërshtimit të Beogradit pjesa më e madhe e amendamenteve u miratuan nga deputetët e PE-së, mes të cilëve edhe amendamenti i Lunacek.

Për amendamentin e saj votuan pro 335 deputetë, kurse kundër ishin 312. Eurodeputetët u bëne thirrje Beogradit e Prishtinës që dialogun ta nisin pa vonesë, ndërkaq që ai të jetë i suksesshëm, siç theksohet në rezolutë, është i nevojshëm përkushtimi dhe gatishmëria për kompromis e të dy palëve në favor të të ardhmes së tyre të përbashkët evropiane. Parlamenti Evropian ratifikoi edhe Marrëveshjen mbi Stabilizimin dhe Asocimin e Serbisë dhe BE-së, pasi vihet theksi tek përparimi i Serbisë në procesin e reformave ndërsa theksohet edhe një herë
se Serbia mund të marrë statusin kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim nëse Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi, vlerëson se Beogradi ka ofruar bashkëpunim të plotë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›