Rexhepi: EULEXtë tërhiqet nga veriue mbrojmë ne
MITROVICE- Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi i kërkon publikisht EULEX të tërhiqet nga veriu i Kosovës. Deklarata vjen një ditë pasi EULEX-i shpalli veriun e Kosovës si zonë të rrezikshme të sigurisë.
“Gjendja në Mitrovicë ende nuk ka ndryshuar dhe në qoftë se EULEX-i nuk është në gjendje të veprojë atje, le të tërhiqet dhe për sigurinë do të kujdeset KFOR-i dhe Policia e Kosovës”, citohet të ketë thënë ministry Rexhepe për të përditshmen “Koha Ditore” .
EULEX-i shpalli zonë rreziku veriun e Kosovës dhe me anë të një vendimi që u është dërguar pjesëtarëve të këtij misioni, u kërkohet që të kenë kujdes në komunat veriore të Kosovës.
Vendimi u mor pas dy incidenteve të shënuara në këtë pjesë të Mitrovicës, ku u sulmuan 4 policë të EULEX dhe një zyrtar i OSBE-së.
Sipas këtij dokumenti misioni evropian u kërkon cdo polici të raportojë për vendndodhjen e tij në cdo moment. Vetë zëdhënësja e misionit evropian për sundim të ligjit, Kristina Herodes, sqaroi se ky vendim është marrë pas vlerësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë pjesë. “Të gjitha misionet ndërkombëtare kanë rregulla të sigurisë, të cilat vazhdimisht rishikohen në bazë të ndryshimit të situatës së sigurisë dhe u komunikohen të gjithë anëtarëve të misionit si çështje rutinë”, ka deklaruar Herodes.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kosovë, Rexhepi: EULEX-i të tërhiqet nga veriu