Projekt për rikthimin e revolucionit
Fatbardh Kadilli
Dhjetë ditë afat për qeverinë! Pastaj? Ultimatumi i opozitës për shumëkënd duket si një frazë absurde duket si një frazë që as vetë Rama nuk e beson. Për shumicën e atyre që e kanë dëgjuar ultimatum duket si një shpërthim qaraman fëmije. Eshtë e qartë se qytetarët, përfshi këtu edhe ata më të angazhuarit, nga fjalimi i Ramës kanë fiksuar në kujtesë premtimin për të sjellë edhe një herë protestuesit në Tiranë në datën 5 dhjetor për protestën e radhës, por pakkush e koncepton realisht afatin që iu dha qeverisë si një ultimatum kërcënues.
Për shumicën dërmuese të qytetarëve, përfshi edhe ata që mund të votojnë si socialistë nuk ka një kauzë, nuk ka një çështje që t’i bëjë të dalin në rrugë, nuk ka një çështje për zgjidhje, aq më pak një çështje që zgjidhjen mund ta kërkojnë në mënyrë ultimative. Shumica e qytetarëve i mbyllën zgjedhjet dhe pavarësisht nëse rezultati i gëzoj apo i hidhëroj ata janë në paqe dhe e dinë që gara mbaroj. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë shumë mirë se çdo debat mbi atë se si duhen bërë më mirë zgjedhjet dhe si duhen përmirësuar standardet vetëm për protestë nuk ka nevojë.
Zgjedhjet e këtij viti janë kapitull i mbyllur edhe për arbitrit ndërkombëtarë. Pavarësisht përpjekjeve të politikanëve të majtë dhe analistëve që janë rreshtuar në vijën më radikale, të cilët me këmbëngulje po keqpërdorin frazat e ndërkombëtarëve që natyrshëm kërkojnë zgjidhjen e krizës, pra fundin e bojkotit, askush prej këtyre skifterëve nuk ka mundur të gjejë asnjë deklarim të ndërkombëtarëve për rezultatin e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e Parlamentit të dalë nga këto zgjedhje. Sjellja dhe pretendimi i këtyre politikanëve dhe analistëve radikal që thonë as më shumë e as më pak se sa “unë e krijoj krizën dhe t’i duhet ta zgjidhësh” nuk është një veprim foshnjor e naiv. Kjo sjellje dhe ky pretendim është një perversitet politik.
Po kujt i flet Rama, kur kauza e tij e sajuar nuk mbështetet as nga arbitri dhe as nga qytetarët shqiptar? Kujt i bën thirrje të ndjekë e ta mbështesë në aksionin e tij politik kur të skadojë ultimatumi? Natyrisht që qytetarët nuk e mbështesin, natyrisht ndërkombëtarët jo, ata vijojnë pa prerë t’i thonë se bojkoti nuk është standard demokratik.
Megjithatë, Rama po kërcënon. Po kërcënon jo në mënyrë të qartë dhe shpesh me një gjuhe të rrumbullakosur. Me aksionin e tij politik të muajve të fundit Rama ka sfiduar dy institucionet themelore të demokracisë: institucionin e zgjedhjeve dhe Parlamentin. Me kërcënimin e fundit, ose ultimatumin, ai po përpiqet të zgjerojë sfidën ndaj institucioneve të tjera të demokracisë. Ai po përpiqet të fusë në vallen e sfidimit të institucioneve edhe bashkiakët dhe të zgjedhurit vendor. Po kërcënon të stopojë shërbimet ndaj qytetarëve. Skenari i tij po kalon nga protesta për rinumërimin e votave në një përpjekje për të bllokuar funksionimin e demokracisë. Me terma ende të rrumbullakosura, por i përndezur nga pamjet e protestës së fundit të servirura nëpërmjet një regjie mashtruese televizive dhe karikimit që i bën këshilltari i tij i vjetër dhe i ri Ngjela, Rama po synon të provokojë krizë dhe po përgatitet ta tërheq litarin me shpresë se situata do të dalë jashtë kontrollit.
Ky aksion politik i Ramës, edhe pse ende i veshur me terma të kujdesshëm, nuk fsheh refuzimin që po i bëhet jo thjesht disa institucioneve, dhe disa standardeve demokratike, por vetë thelbit të sistemit. Rama duket qartë që i ka hedhur zaret dhe po kërkon të destabilizojë me çdo kusht vendin dh eta çojë në një pikë pa kthim. Refuzimi i institucioneve dhe i gjithë sistemit dhe projektimi i krizës dhe destabilizimit të vendit janë një projekt për rikthimin e revolucionit. Nimfat e tij po artikulojnë gjithnjë e më shpesh në media dhe në opinione pragun e kolapsit të vendit dhe jo vetëm si prognozë analizash por si një përpjekje për të krijuar psikozë krize e pasigurie.
Projekti për rikthim tek revolucioni dhe përmbysja me çdo kusht e qeverisë nuk ka mbështetje tek qytetarët dhe ka refuzimin e plotë të ndërkombëtarëve. Jam i bindur se këtë projekt antidemokratik nuk e mbështesin as shumica e socialistëve. Mbështetje për këtë projekt revolucionar janë vetëm ajo pjesë e politikës së majtë që ende nuk e pranon dot sistemin, që ende nuk e pranon dot të qeveriset nga dikush tjetër dhe pikërisht për këtë arsye i urren zgjedhjet se ato janë mjeti që ua hoqi dy herë pushtetin. Nuk është aspak spekulim. Shihni kush është në krah të Ramës në daljet dhe mitingjet e tij. Namik Dokle që flet ndaj Doris Pak me hiç më pak urrejtje se dikur kur drejtonte Zërin e Popullit. Gramoz Ruçi që nuk mundet të mbaj një fjalim pa u intonuar si byroistët e vjetër.
Por mbështetje nuk janë vetëm kjo pjesë që ka aversitet gjenetik me demokracinë. Mbështetje të projektit për rikthim revolucioni dhe përmbysje janë bizneset e shumta pranë Ramës, të cilën bashkë me paratë e financimit të fushatave humbën mundësinë për të grabitur Shqipërinë dhe shqiptarët. Mjafton të shohësh listën e deputetëve socialistë që kanë ardhur nga biznesi dhe të atyre bizneseve me të cilët ai ndan pjesën më të madhe të kohës dhe projekteve të tija. Që të gjithë janë nga ai lloj biznesi që janë krijuar vetëm falë lidhjeve me politikën. Aleanca e tyre me Ramën është aleanca e atyre që nuk e pranojnë garën. Një lloj si Rama dhe të vjetrit Ruçi e Dokle, ata nuk kanë pranuar asnjëherë garën e tregut dhe kanë synuar asgjësimin e konkurrentëve nëpërmjet pushtetit.
Mbështetës të këtij skenari janë bërë edhe një pjesë politikanësh rishtarë. Disa prej këtyre rishtarëve duket haptazi që e kanë ëndërruar gjithnjë momentin që të imitojnë etërit ose gjyshërit e tyre revolucionarë përmbysës të dikurshëm. Disa rishtarë të tjerë politikë edhe pse duket se nuk e kanë në natyrë apo frymëzim revolucionin dhe përmbysjen dominohen nga etja për pushtet dhe nga modeli i korruptuar dhe amoral i qeverisjes së socialistëve deri katër vitet e shkuara.
Të tria këto kategori mbështetje drejtohen nga amoraliteti, nga urrejtja për sistemin e hapur, nga urrejtja për garën dhe rregullat e lojës. Kam ndjerë shpesh një qëndrim perfid deri edhe ndaj vendit të tyre. Siç duket e shkuara politike dhe shpesh edhe biologjike e këtij krahu politik ka lënë ende gjurmën e asaj që mëtonin dikur - Shqipëria më mirë të mos jetë se sa të mos jetë e jona.
*Deputet i PD