PE shqyrton vizat më 27 prill
Komiteti për të Drejtat Civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme në Parlamentin Europian do të mblidhet pasditen e 27 prillit për të dhënë vlerësimin e saj se sa është e gatshme Shqipëria dhe Bosnja për liberalizimin e vizave. Vlerësimi do të bëhet në bazë të raportit të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Parlamentit Europian, të cilët ishin të pranishëm në Shqipëri muajin e kaluar. Të dhënat e raportit të ekspertëve në lidhje me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të liberalizimit të vizave thonë se Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres në përmbushjen e detyrimeve, por se duhet më tepër përpjekje. Ndonëse Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë shanse që të marrin një rekomandim pozitiv nga Brukseli për implementimin e regjimit pa viza, Tirana dhe Sarajeva nuk duhet të “flenë mbi dafina”, pasi duhet të bëjnë shumë punë deri në zbatimin e propozimit për lëvizje pa viza. Pa një progres të mëtejshëm, dy vendet do të duhet të presin gjatë dhe ndoshta të mos përfitojnë nga udhëtimi nga viza siç ishte shpresuar më parë. Raporti i përgatitur nga ekspertët e Bashkimit Europian flet për nivelin e plotësimit të standardeve nga Shqipëria dhe Bosnja.
#