PENSIONET, Emigrantët rrezikojnë të humbasin pensionet në Itali
Shqiptarët që punojnë dhe që paguajnë sigurimet shoqërore, i humbin nëse kthehen përfundimisht. Kush kthehet në atdhe, ruan sidoqoftë të gjitha të drejtat mbi pensionin që ka fituar në Itali deri në atë kohë
Artan CENA
TIRANË - Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe që paguajnë sigurimet shoqërore për pensionin, rrezikojnë të humbin shumë para, pasi ata kthehen në Shqipëri përfundimisht, nuk u njihet asnjë vit i paguar. Siç është mësuar për emigrantët jokomunitarët që punojnë me kontratë të rregullt si të punësuar të varur, punëdhënësi derdh kontributet shoqërore, falë të cilave atyre u njihet më pas e drejta e pensionit. Kur ndërpresin marrëdhënien e punës, nëse ata përmbushin të gjitha kushtet e parashikuara nga ligji, kanë të drejtën e pensionit, në ngarkim të Inps-it, Institutit Kombëtar të Sigurimeve shoqërore.
Kur e humb pensionin
Në rast se punonjësi vendos të largohet nga Italia e të kthehet në Atdhe, kur ende nuk ka fituar të drejtën e pensionit, mund të kërkojë njohjen e kontributeve të derdhura deri tani në Itali, vetëm nëse mes vendlindjes së emigrantit dhe Italisë një konvencion i posaçëm. Në këtë rast pensioni do t’i jepet në atdhe sipas legjislacionit në fuqi. Mes Shqipërisë dhe Italisë nuk ekziston ende një marrëveshje mbi këtë pikë. Flitet se ISSSh po përpiqet të lidhë një marrëveshje me INPS-n në këtë drejtim, por deri më sot nuk është arritur asgjë, kështu që deri më sot shqiptarët e Italisë që vendosin të kthehen në Shqipëri nuk mund të shumojnë vitet e punës në Itali me ato që do të bëjnë apo kanë bërë në Shqipëri për arritjen e vjetërsisë në punë të nevojshme për të dalë në pension.
Marrja e pensionit
Por kush kthehet në atdhe, ruan sidoqoftë të gjitha të drejtat mbi pensionin që ka fituar në Itali deri në atë çast, por nuk mund t’i kërkojë Inps-it që t’i kthehen kontributet e derdhura në Itali. Vetëm me mbushjen e moshës 65-vjeçare, dhe nëse përmbush kushtin kontributiv minimal për të shkuar në pension (të paktën të ketë derdhur 5 vjet kontribute) mund të përfitojë pension edhe në Itali. Kjo gjë ndodh pavarësisht nëse ekzistojnë ose jo marrëveshje mes vendlindjes dhe Italisë. Me mbushjen e moshës 65 vjeçare i interesuari duhet të paraqesë kërkesë në Inps dhe pensioni i tij do t’ jepet çdo muaj (apo çdo gjashtë muaj nëse pensioni është më i ulët se një shifër e caktuar e përcaktuar me ligj) siç ndodh për pensionistët në Itali. Praktikisht një shqiptar që kthehet në Shqipëri pasi ka punuar për 10 vjet në Itali, vërtet nuk mund të mbledhë vitet e këtushme me ato gjatë të cilave punon në Shqipëri për të përfituar atje një pension të plotë, në moshën 65 vjeç mund t’i shtojë pensionit që maturon në Shqipëri edhe një shumë të vogël pensioni që ka maturuar gjatë viteve që ka punuar në Itali.
Thirrja e ISSH për të paguar paratë për pensionet
Emigrantët shqiptarë që do të kthehen në atdhe për pushime mund të përfitojnë për të paguar sigurimet shoqërore dhe për të përfituar kështu pension kur të mbushin moshën. Në të kundërt, ata do të humbasin pagesat që kanë bërë për vite të tëra përpara se të niseshin në emigrim. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë se, aktualisht vetëm 26 mijë emigrantë rezultojnë në skemën e sigurimeve shoqërore, ndërkohë që jashtë vendin punojnë dhe jetojnë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve shoqërore bëjnë të ditur se, po punohet me vendet ku ka emigrantë shqiptarë, me qëllim që periudhës së kontributeve të sigurimeve në Shqipëri t’i bashkëngjitet edhe ajo që është paguar në shtetet e tjera dhe në këtë mënyrë, të përfitohet pensioni. Pritet që së shpejti të realizohet mundësia që emigrantët shqiptarë të paguajnë sigurimet shoqërore direkt nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme që të kthehen në Shqipëri. Kjo kategori ka mundësinë që me një pagesë të caktuar mujore të sigurojë pension pleqërie edhe në vendlindje. Gjithçka nis që me verifikimin e viteve të siguruara të punës që ata kanë në vend, për të vijuar më pas me autorizimin e një të afërmi të tyre për kryerjen e pagesave të sigurimit vullnetar. Masa e kontributit për sigurimin shoqëror vullnetar për emigrantët është 3482 lekë. Ekspertët e pensioneve shpjegojnë se të gjithë emigrantët që nuk kanë pasur mundësi që të krijojnë një vjetërsi të paktën deri në 15 vjet pune, për të siguruar këtë kohë apo edhe periudhën 35-vjeçare për pension të plotë, mund të sigurohen në mënyrë vullnetare.
Skema e pagimit të parave nga emigrantët
Për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve për sigurimin e pensionit në Shqipëri, së fundi, shteti shqiptar ka hartuar një skemë e cila bën të mundur që shqiptarët, të cilët punojnë jashtë shtetit, jo vetëm të mos humbasin vitet e punës që kanë pasur në shtetin e tyre, por të kenë mundësi të kryejnë edhe sigurim vullnetar për të plotësuar vjetërsinë në punë, si në nivel minimal, ashtu dhe maksimal. Për këtë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në mungesë të marrëveshjeve për njohjen reciproke të periudhave kontribuuese me shtetet ku banojnë emigrantët, ka mundësuar që këtyre personave, në bazë të legjislacionit shqiptar, t’u sigurohet kjo e drejtë. Sakaq, ekspertët e ISSH-së kanë detajuar edhe çfarë mund të përfitojnë emigrantët me vjetërsinë e punës që kanë në Shqipëri, pa qenë të siguruar në momentin e përfitimit. Sipas drejtorit të Kontributeve pranë ISSH-së, Naim Balluku, emigrantët mund të marrin pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vjet të siguruara, pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vjet të siguruara dhe pension invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë. Në rastin e fundit, shteti duket se ka krijuar më shumë lehtësi, pasi vjetërsia mbi të cilën përfitohet pensioni do të llogaritet me një formulë të caktuar dhe jo me kufij “tavan” dhe “dysheme”. Sipas të dhënave të ISSH-së, është evidentuar se rreth 21 mijë shqiptarë, të paktën në Itali, nuk janë më të aftë të punojnë. Duke qenë se kjo kategori është përballur me kushte pune të vështira është menduar që për pensionet e invaliditetit të hartohet një formulë që është: “moshë, minus 20, pjesëtim për 2” dhe nga kjo specialistët e pensioneve arrijnë të llogarisin vjetërsinë e kontributeve për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontribuuese më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Në këtë kuptim, një invalid që mund të jetë në moshën 50-vjeçare, me këtë raport, përfiton pension të plotë invaliditeti, kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak, merr pension të pjesshëm në raportin: vjetërsi në punën që ka me vjetërsinë që i kërkohet sipas raportit të mësipërm. Sipas drejtorit të Kontributeve në ISSH, invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur këta të fundit janë nën moshën 18-vjeçare apo 25-vjeçare dhe kur vazhdojnë arsimin e lartë. Po ashtu, fëmijët përfitojnë pension edhe kur personi i siguruar në Shqipëri ka humbur jetën. Nga kjo skemë përfitojnë edhe ata persona që përkujdesen për invalidin në masën 15 për qind të pensionit.
Kategoritë që mund të paguajnë për të marr pension në Shqipëri
Pjesë e skemës së sigurimit vullnetar të pensionit për të plotësuar vitet e nevojshme të punës mund të bëhen të gjithë personat e interesuar, të cilët janë larguar nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Ndërsa për sa i përket mbulimit të periudhave të kaluara, sigurimi vullnetar bëhet vetëm për vitet e pasiguruara dhe jo për vitin aktual. Kontributi që do të paguhet, do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar. Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga skema e sigurimit vullnetar është ulur. Më parë kjo masë është llogaritur në shumën 3544 lekë, ndërsa nga fillimi i muajit maj kjo shumë ka arritur në shifrën 3482 lekë. Ndërkaq, edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhet kjo shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5 për qind nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3 për qind e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 për qind e kontributeve. Për këtë të fundit, shqetësim mbetet fakti i mungesës së informacionit që kanë emigrantët shqiptarë për përfitimin e pensioneve në vend. Megjithëse ligji i Sigurimeve Shoqërore krijon kushte për plotësimin e periudhave të munguara për t’u përfshirë në kushte përfitimi është shumë i rëndësishëm plotësimi i dokumentacionit që vërteton vjetërsinë në punë. Një pjesë e mirë e emigrantëve nuk e kanë ruajtur këtë dokumentacion, librezat e punës janë të paplotësuara në të gjitha rubrikat ose me mungesa, të cilat mund të vështirësojnë marrjen e përfitimeve që ofron Ligji i Sigurimeve Shoqërore në kohën që lindin këto të drejta.
19 Korrik 2010